Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Dënohet me mbi 10 vite burg në Belgjikë Ramazan Rraja/ DETAJE, si ra në gjurmët e prokurorisë, telefonata...

Dënohet me mbi 10 vite burg në Belgjikë Ramazan Rraja/ DETAJE, si

Detaje të reja kanë dal nga dënimi me 12 vite burg në Belgjikë i Ramazan Rrajës, i njohur edhe nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Ai u shpall fajtor nga trupi gjykues për trafik kokaine, si pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e kishte cilësuar këtë grup kriminal si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës. Si prova për këtë, prokuroria mori para, drogë dhe katër orë luksoze.

Por si arriti Prokuria të siguronte provat?

Falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur, u zbulua se organizata mund të kishte lidhje me tre grupe kokaine. Hetuesit kanë mundur të përgjojnë bisedat telefonike, ku Rraja fliste me kreun e grupit, njëherazi dhe bashkëpunëtori i tij, Kaspars N. për një kontejner me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana dhe kishte kaluar në mënyrë të sigurtë.

Ndërkohë, gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën në tavanin e koshit një grumbull prej 57 kilogramësh kokainë. Herë pas here, kjo drogë dërgohej edhe drejt Ekuadorit.

Gjithashtu, nga telefonat celularë të anëtarëve të bandës u siguruan materiale fotografike për hetuesit. Shtretër hotelesh plot me para, foto jahtesh luksoze dhe orë me vlerë 655 mijë euro. Ata panë gjithashtu shumë foto të blloqeve të kokainës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore