
Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 000 km2 territor të ri
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka mbrojtur në Parlament projekt-ligjin e qeverisë së Mitsotakis-it për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon.
Gjatë fjalës së tij, Dendias ka kërkuar votë unanime nga deputetët duke theksuar se përmes këtij projektligji, Greqia fut në territorin e saj 13 mijë kilometra katror territor të ri, të cilin nuk e kishte më parë, raportojnë mediat greke.
“Vetëm përmes këtij projektligji territori i Greqisë zgjerohet me 10 %“, tha Dendias. Ministri grek tha ndër të tjera: Zgjerimi i hapësirës detare në 12 mijë na bën të fitojmë rreth 10,079 kilometra katrorë territor. Nëse nëse kësaj i shtojmë edhe mbylljen e gjireve (vendim i marrë pak ditë më parë nga Greqia sh.r), zgjerimi e tejkalon 13 000 kilometra katrorë. Nëse marrim në konsideratë se totali i territorit tonë është 135 000 kilometra katrorë, atëherë kuptohet edhe rendësia e këtij projektligji.
Unanimiteti i vërejtur gjatë diskutimit në komisionin përkatës është i nevojshëm të pasqyrohet edhe në votën e sotme duke marrë një mbështetje unanime nga deputetët. Jemi në një moment historik dhe unë dua të falenderoj ngrohtësisht palët për bashkëpunimin.
Ja çfarë shkruajnë mediat greke
Në fillim të diskutimit të projektligjit të paraqitur nësSeancën Plenare të Parlamentit, Z. Dendias nënvizoi se me dispozitat e promovuara, për herë të parë që nga viti 1947, "zgjerimi i hapësirës kombëtare me 10,079 km katrorë. Dhe nëse ne shtojmë mbylljen e gjireve, zgjerimi tejkalon 13,000 km katrore. Nëse dikush merr parasysh që totali i vendit është 135,0000 km katrore. e kupton madhësinë e zonës .
"është tejet e rëndësishme - siç doli gjatë debatit në komisionin përkatës - që legjislacioni të shoqërohet nga mbështetja unanime e partive parlamentare.Si pasojë, momenti ka një element historik dhe unë dua të falënderoj ngrohtësisht palët për bashkëpunim ", theksoi ministri.
Duhet të theksohet se projektligji mbështetet në parim nga deputetët e ND, SYRIZA, Lëvizja për Ndryshim, Zgjidhja Greke dhe MeRA25, ndërsa KKE deklaron "i pranishëm".


Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?
Historia e plotë >



Ligji i ri/ Parlamenti kërkon pezullimin e Vettingut në polici
Historia e plotë >
Marrëveshja/ Turqia do të ndihmojë Shqipërinë me vaksinën anti Covid?
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?...
Historia e plotë >
COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë

Studimi: Vaksina e AstraZeneca më e fortë, nëse doza e dytë merret 3 muaj pas të parës

COVID/ Si ndikon grupi i gjakut dhe cili rezulton më i ndjeshëm nga virusi në vend
Biznes



Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >
