Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Demokracia sociale, në një qoshe të botës! 

Demokracia sociale, në një qoshe të botës! 

E kapur mes proteksionizmit të paepur Trumpian dhe ksenofobisë, nga njëra anë, e koalicionit neoliberal të çlirimtarëve seksualë dhe çantave me parave nga ana tjetër, e majta në vendet e pasura duket e zhveshur nga idetë e reja. Edhe më keq sesa mungesa e këtyre përpjekjeve,  është përpjekja për të rivendosur një botë të shkuar, e cila bie ndesh me thelbin e jetës moderne dhe ekonomisë moderne.

Megjithatë, ky është një ushtrim në të cilin janë angazhuar disa pjesë të së majtës. Kam parasysh disa ese në Regresionin e Madh, një vepër e kohëve të fundit nga Chantal Mouffe dhe, mbase më haptas, “ Të ardhmen e Kapitalizmit” e Paul Collier.

Dani Rodrik siguroi municione të hershme ideologjike për këtë pikëpamje me “Trilema-n” e tij të shumë vlerësuar. Është gjithashtu konteksti në të cilin “ Kapitalizmi im, vetëm”, u shqyrtua kohët e fundit nga Robert Kuttner në New York Review of Books. Ky projekt synon të rikrijojë kushtet e viteve 1950 deri 1980, e cila ishte me të vërtetë periudha e lulëzimit social-demokratik.

Shumë njerëz priren ta paraqesin atë kohë me ngjyra tepër të ndritshme, e nuk ka dyshim se ishte në shumë aspekte një periudhë jashtëzakonisht e suksesshme për perëndimin: rritja ekonomike ishte e lartë, të ardhurat e kombeve perëndimore po konvergonin, pabarazia ishte relativisht e ulët, lëvizja ndër-klasore ishte më e lartë se sot, zakonet shoqërore po bëheshin më të qeta dhe barazuese dhe klasa punëtore perëndimore ishte më e pasur se tre të katërtat e njerëzimit (dhe mund të ndiheshe, siç shkruan Collier, krenar dhe superior ndaj pjesës tjetër të botës).

Ka shumë vend për të qenë nostalgjik. Por ai sukses ndodhi në kushte tejet të veçanta, asnjëra prej të cilave nuk mund të rikrijohet. Cilat ishin ato? Së pari, një pjesë shumë e madhe e fuqisë punëtore globale nuk po konkurronte me punëtorët e botës së parë. Ekonomitë socialiste, Kina dhe India ndoqën të gjitha politikat autarkike, nga modeli ose aksidenti historik.

Së dyti, kapitali nuk lëviz shumë. Nuk kishte vetëm kufizime të tij, por edhe investimet e huaja shpesh ishin shpesh shënjestër shtetëzimi e madje edhe mjetet teknike për të lëvizur shuma të mëdha parash pa probleme nuk ekzistonin.

Së treti, migrimi ishte i kufizuar dhe kur ndodhi, ndodhi mes popujve me ngjashmëri kulturore  (si migrimi i Europës Jugore në Gjermani) dhe falë rritjes së kërkesës për punëtorë të nxitur nga ekonomitë e brendshme në rritje.

Së katërti, forca e partive të brendshme socialiste dhe komuniste, e kombinuar me sindikatat dhe kërcënimin Sovjetik (veçanërisht në Europë), i mbajti kapitalistët vigjilentë: nga frika, ata ishin shumë të kujdesshëm të mos i shtynin tepër punëtorët dhe sindikatat.

Së pesti, etika socialdemokrate e barazisë ishte në sinkron me mënyrat dominuese të kohës, e pasqyruar në çlirimin seksual, barazinë gjinore dhe diskriminimin e zvogëluar. Brenda një mjedisi të tillë të mirë dhe të brendshëm, dhe duke mos u përballur me ndonjë presion nga punëtorët e huaj të paguar dobët, social demokratët mund të vazhdojnë të jenë internacionalistë, siç pasqyrohet më së miri nga figura të tilla si Olof Palme në Suedi dhe Willy Brandt në Gjermaninë Perëndimore. 

Ndryshime drastike 

Por në kushte krejt të ndryshme shoqërore dhe ekonomike të sotme, çdo përpjekje për të rikrijuar një mjedis të tillë të mirë shtëpiak do të përfshinte ndryshime drastike dhe vërtet reaksionare. Pa e thënë haptas, ithtarët e saj bëjnë thirrje për demokraci sociale në një vend - ose, më saktësisht, në një cep (të pasur) të botës. Collier mbështet murin në botën e pasur për të ndaluar emigracionin që shihet si kulturor përçarës dhe që godet në mënyrë të padrejtë fuqinë e brendshme punëtore.

Politika të tilla, më së shumti të ndjekura nga socialdemokratët në Danimarkë, justifikohen nga Collier me shqetësimin prej vendeve  vendet më pak të zhvilluara, që fluksi i tepërt e punëtorëve të tyre më të aftë dhe ambiciozë të mos i shtyjë ata më tej në varfëri. Megjithatë është e qartë se motive e këtij qëndrimi duhen kërkuar gjetkë.

Disa  do të mbronin perëndimin nga konkurrenca e Kinës, duke argumentuar, përsëri pa mend, se punëtorët perëndimorë nuk mund të konkurrojnë me punëtorë më pak të paguar që i nënshtrohen disiplinës së ashpër të dhe të cilëvë  u mungojnë sindikatat e pavarura. Ashtu si me politikat që do të ndalonin emigrimin, justifikimi për proteksionizmin kamuflohet në “gjuhën e shqetësimit” për të tjerët.

Brenda kësaj perspektive, kapitali i brendshëm duhet bërë për të qëndruar kryesisht në shtëpi, duke promovuar një globalizim shumë më të "cekët" sesa ekziston sot. Kompanitë etike perëndimore nuk duhet të punësojnë njerëz në, të themi, Mianmar që nuk gëzojnë të drejtat themelore të punëtorëve.Në të gjitha rastet, politika të tilla synojnë të ndërpresin rrjedhën e lirë të tregtisë, njerëzve dhe kapitalit, dhe ta mbrojnë botën e pasuar nga e Palara e Madhe.

Ata kanë gati zero mundësi për sukses, thjesht sepse përparimet teknologjike të globalizimit nuk mund të zhbëhen: Kina dhe India nuk mund të shtyhen përsëri në izolim ekonomik dhe njerëzit në të gjithë botën, kudo që janë, duan të përmirësojnë pozicionin e tyre ekonomik duke emigruar në vende më të pasura. 

Politika të tilla do të përfaqësonin për më tepër një ndërprerje strukturore me internacionalizmin, i cili ka qenë gjithmonë një nga arritjet shënjuese të së majtës. Ato do të ngadalësonin rritjen e vendeve të varfra dhe konvergjencën globale, do të stoponin zvogëlimin e pabarazisë globale dhe varfërisë dhe në fund të fundit do të rezultonin kundërprodhuese për vetë vendet e pasura.

Ëndrrat për një botë të restauruar janë mjaft të zakonshme dhe ne shpesh (sidomos në një moshë më të thyer) mund të duam të kënaqemi me to. Por duhet mësuar të bëhet dallimi midis ëndrrave dhe realitetit. Për të qenë i suksesshëm në kohë reale, në kushtet aktuale, e majta ka nevojë të ofrojë një program që ndërthur ndërkombëtarizmin e saj të dikurshëm dhe kozmopolitizmin me rishpërndarjen e fortë të brendshme.

Ajo duhet të mbështesë globalizimin, të përpiqet të kufizojë efektet e tij të këqija dhe të shfrytëzojë potencialin e tij të madh për të barazuar të ardhurat në të gjithë globin. Siç shkroi Adam Smith më shumë se dy shekuj më parë, barazimi i kushteve ekonomike dhe fuqisë ushtarake në të gjithë botën është gjithashtu një parakusht për vendosjen e paqes universale. /Përktheu Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore