Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

DEA amerikane dhe SPAK zbarkojnë në Fier/ Laboratori i drogës në banesën e ish-zyrtarit të lartë, pjese e grupit dhe 2 kolumbianë

DEA amerikane dhe SPAK zbarkojnë në Fier/ Laboratori i drogës

Detaje të reja kanë janë bërë publike nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë, ku në Fier  u sekuestra një sasi rekord kokaine.

Bëhet me dije se kokaina vinte nga vendet e Amerikës Latine, e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi, ka zbuluar një laborator kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit. Burime për mediat konfirmojnë se banesa ku është zbuluar laboratori i kokainës, është në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut. Mësohet se për kokainën që përpunohej në banesën e Çervanakut kujdesej një tjetër person, pasi vetë Viktor Çervenakut, jetonte në Tiranë.Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të këtij viti, është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte.

Deri tani janë arrestuar 15 persona. Operacioni është zhvilluar nga DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze, ndërsa është mbajtur i fshehur dhe janë vëzhguar thasët me pleh kimik, ku ishte e fshehur edhe kokaina, të cilat janë marrë nga Porti i Tivarit dhe janë dërguar në fshatin Frakull i Madh në Fier.Po ashtu, mësohet se porositësit janë identifikuar me iniciale: N.Gj dhe D.V. Por porosia ka ardhur në emër të një personi tjetër. Nga ana tjetër, mësohet se droga përpunohej nga dy kolumbianë, që si ambient pune kishin banesën e ish-kryekomunarit Viktor Çervanakut, i cili aktualisht punon si drejtor në Bashkinë e Tiranës.

Pra, nga operacioni janë zbuluar një sasi prej 400 kg pleh kimik të përzier me kokainë që kishte ardhur nga Kolumbia.Ngarkesa ishte sjellë prej kohësh, por SPAK dhe partnerët kishin 3 muaj që i vëzhgonin, madje të angazhuar kanë qenë jo pak por 60 oficerë të Policisë së Shtetit. Edhe pse nuk ka emra, mendohet se deri më tani në pranga kanë përfunduar të gjithë hallkat e zinxhirit, duke nisur nga: porositës, pritë, etj. Sakaq, mësohet se 4 të rinntë që u arrestuan dje arrestuarit me pistoleta e kallashnikovë në Tiranë, ishin pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Fier


Flet kryeplaku i fshatarit Frrakull

Ndërkohë kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe, Fiqeret Muçaj ka bërë dje me dije gjatë intervistimit nga mediat se nuk ka pasur asnjë informacion se çfarë ndodhte në vendin që ishte kthyer në një laborator droge. Teksa përsëriste se nuk e kishte idenë çfarë ndodhte brenda godinës, shtoi se nga brenda u nxorën vetëm thasë të mbushur me pleh.‘Thasë kanë pleh kimik. Mund të jenë nja 200 thasë dhe ishin përjashta. Kishte vetëm fishekë. Banesa është e Viktor Cervenakut. Mund të ishin nja 50 polic. Nuk e di nga kishin ardhur thasët. Por është drejtor tani në bashkinë e Tiranës”, deklaroi Muçaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore