Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

DASH i çon Kongresit Amerikan listën e zezë: Mes tyre familja Berisha

DASH i çon Kongresit Amerikan listën e zezë: Mes tyre familja

Lista me emrat e personave të shpallur non-grata gjatë vitit 2021 ka përfunduar në duart e Kongresit Amerikan. 

Në listën e përpiluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ishin edhe emrat e familjes Berisha, Sali, Lirie dhe dy fëmijët Shkëlzen e Argita. 

Më 19 maj të këtij viti, DASH shpalli non-grata Sali Berishën dhe familjen e tij, kjo pasi akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij është i listuar me të korruptuarit nga Bullgaria, Paraguai, Namibia dhe Guatemala.

Ishte vetë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken që njoftoi muaj më parë  se se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA.

Blinken doli me arsyetimin se korrupsioni i Sali Berishës minoi demokracinë shqiptare. Shpallja non-grata nga SHBA, solli edhe përjashtimin e tij nga grupi i PD, vendim i marrë nga kryetari Lulzim Basha. 

Lista e zezë

DASH i çon Kongresit Amerikan listën e zezë: Mes tyre familja

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore