Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Dalin EMRAT/ Vodhi në bashkëpunim me djalin 120 mijë euro pronarëve që iu pastronte shtëpinë në Tiranë, policia…

Dalin EMRAT/ Vodhi në bashkëpunim me djalin 120 mijë euro

Dy persona, nënë e bir kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit këtë të shtunë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Inside” u arrestua Rozeta Dobi dhe Havier Dobi.

Nënë e bir janë vënë në prangat e policisë së Tiranës të dyshuar për vjedhjen e një shume në total rreth 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë, në një banesë në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet, ku gruaja punonte si sanitare.

Mësohet se vjedhjet kanë ndodhur gjatë kohës që ajo ka qenë e punësuar në këtë familje ndërsa aktualisht ishte shkëputur nga puna.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, Policia tha se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Dalin EMRAT/ Vodhi në bashkëpunim me djalin 120 mijë euro

Dalin EMRAT/ Vodhi në bashkëpunim me djalin 120 mijë euro

Njoftimi nga Policia Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Inside”.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, si rezultat i një hetimi me metoda speciale proaktive.

Vodhën në një banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, vihen në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese dhe djali i saj.

Sekuestrohen mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i provave të siguruara falë një pune të mirëfilltë hetimore, trejavore, të realizuar me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Inside”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasve:

– R. D., 49 vjeçe dhe H. D., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë.

Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore