
Dalin emrat e rrezikuar/ Basha do të largojë ishët, listat e kandidatëve për deputet i shpall pas kryesisë së PS-së
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mësohet se e ka mbyllur listën me kandidatët për deputetë në 12 qarqet dhe pritet që ta paraqesë në mbledhjen e kryesisë së PD-së, që do të mbahet në ora 20:00.
Basha e ka pasur një proces më të vështirë hartimin e listave, pasi dalja në koalicion e detyron që të fusë në listat e sigurta aleatët e tij. Kështu Dashamir Shehi i LZHK, Shpëtim Idrizi i PDIU, Fatmir Mediu i PR-së, Vangel Dule i PBDNJ-së, Nard Ndoka i PDK-së duhet të jenë në listat e sigurta.
Tre aleatët e saj Mediu, Shehu dhe Idrizi pritet të kenë vendin në listën e sigurt të Tiranës. Ndërsa Duka në Durrës, Dule në Korçë dhe Ndoka në Shkodër
Ndërsa 19 emra pritet të jenë të sigurt në listat e PD-së, do të jenë 11 drejtuesit e qarqeve politikë dhe 8 të tjerët që drejtojnë Tiranën. Basha dhe Berisha pritet të jenë në listën e metropolit shqiptar.
Kjo situatë e bën të vështirë përfshirjen e ish-deputetëve apo dhe anëtarëve të kryesisënë listën e fituesve. Sipas burimeve mësohet se rrezikojnë të mos përfshihen në lista Eno Bozdo, Arben Ristani dhe Eduart Kapri, ish-kryebashkiaku i Pogradecit. Sot paradite Eno Bozdo u caktua nga PD si koordinator Kombëtar për Energjinë, një skemë e ngjashme e përdorur edhe me emërimin e ish-ministrit Eduard Halimi, i cili u caktua koordinator për zgjedhjet, duke mos qenë si kandidat për deputet.
Burime bëjnë të ditur se në zyrën e Bashës do të zhvillohen negociata me kandidatët e rrezikuar të mbesin jashtë listave. Ndër të rrezikuarit janë edhe Oriola Pampuri dhe Klevis Balliu, që po negociojnë me kryedemokratit për t’i përfshirë. Ndërsa Hekruan Hoxhalli pritet të mos jetë.
Në listën e PD-së si të sigurt do të jenë tre ish-kryebashkiakët Gledjon Nallbati i Devollit, Xhelal Mziu i Kamzës dhe Zef Hila i Vaut të Dejës. Ato të kenë vende të sigurt në Korçë, Dibër dhe Shkodër, si shpërblim për faktin se nuk konkurruan në zgjedhjet lokale të shkuara. Ndërsa ish-kryebashkiaku Agron Kapllani pritet të mos jetë në listën e deputetëve për shkak të problemeve të dekriminalizimit. Ndërsa sipas burimeve mësohet se nuk do të jenë në lista një pjesë e anëtarëve të Kryesisë së PD-së.
Basha do të mbledhë kryesinë në ora 20:00 dhe më pas Këshillin Kombëtar për miratimin e listës së kandidatëve për deputetë. Shpallja e listës do të shpallet pas asaj që do të bëjë PS-ja, pasi socialistët pritet të bëjnë publike emrat në ora 20:00, ndërsa kryesia mblidhet në ora 18:00. Në 11 qarqe PD kandidon me aleatët e saj, ndërsa në qarkun e Kukësit do të ketë një bashkëpunim me LSI-në, ku i dyti në listë do t’i takojë partisë që drejtohet nga Kryemadhi./ Gazeta Shqip

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan
Historia e plotë >


Çfarë po ngatërron Donald Trump?
Historia e plotë >

Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombëtar
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan
Historia e plotë >
“Sherr” në Kosovë/ Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit në Shqip...
Historia e plotë >
Çunat e Londrës të bëhen gati! Aeroporti i Kukësit së shpejti nis fluturimet, çmime konkurruese (Pamjet)

Parashikimi i motit/ Java nis me diell, por nga nesër priten ndryshime

“Vajzat që marrin kontraceptivë rrezikojnë trombozë nga AstraZeneca"
Zgjedhje 2021




