
Dalin emrat e parë/ Identikiti i një ministri të Brendshëm që nuk urrehet nga asnjë
Pas largimit të Sandër Lleshajt ka nisur menjëherë një garë e shfrenuar emrash se kush mund të jetë pasuesi i ministrit të Brendshëm.
Po përflitet emrat e Taulant Ballës, Erjon Braçes, Arben Pëllumbi, apo dhe i Elisa Spiropali. Ndërsa analisti Baton Haxhiu tha se do të preferonte Mimi Kodhelin, nga ana tjetër ka dalë emri i Adnor Shametajt që është nga Skrapari dhe mund të gjejë gjuhën me Ilir Metën.
Po realisht kush mund të jetë sot ministër i Brendshëm, apo më mirë cili është identikiti i një kandidati të mundshëm në një periudhë parazgjedhore?
Natyrisht që një drejtues i lartë i Partisë Socialiste si Taulant Balla që po përflitet, apo Elisa Spiropali, do të ishte një boomerang thuajse në të njëjtën gjatësi vale apo akoma më keq sesa Lleshaj.
Në këtë situatë një profil i një drejtuesi të duhur për ministrinë e Brendshme nuk do të ishte as një ministër i pastër politik i PS-së, përkatësisht drejtues i lartë i saj, si p.sh Taulant Balla, por edhe as njeri i afërt me PD-në siç ishte rasti i Dritan Demirajt që e drejtoi këtë dikaster në vitin 2017.
Në këtë rast një identikit që mund të plotësojë kriteret për një ministër të Brendshëm është ose një figurë e njohur e shoqërisë që vjen nga mbrojtja e të drejtave të njeriut, apo edhe një oficer policie që ka një reputacion në drejtimin e tij si një person civil, por aspak militar. Nëse në thirrjen e parë duket se nuk gjen dot thirrje, kjo është gabim, pasi si në rastin e parë ashtu edhe në rastin e dytë mund të gjenden kandidatura shumë të mira dhe me një reputacion të mirë publik. Ka ekspertë të sigurisë të ngjizur me përvojën akademike që kanë dhënë një kontribut publik, por edhe oficerë policie të dalë në jetën civile.
Një vend fqinj i yni, si Mali i Zi, zgjodhi ministër të Brendshëm një avokat publik, djalë i ri, i cili kishte mbrojtur kryesisht çështje kur shteti shkelte të drejtat e qytetarëve, ku si kandidate alternative kishte një profesoreshë e sigurisë publike e shkolluar në perëndim. Nuk e zgjodhi nga politika pikërisht për të mos dhënë një mesazh që policia do të jetë e njërës palë. Por që edhe të mos sulmohet nga pala tjetër.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Dokumenti/ LSI kallëzon në SPAK ministrin Peleshi dhe 3 drejtorët lokalë
Historia e plotë >



Tre Karanxhat e sistemit të drejtësisë
Historia e plotë >

Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del dokumenti/ Si do të bashkohet Kosova me Shqipërinë, harta e re e Bal...
Historia e plotë >
LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën, Petrit Vasili vihet në siklet nga kom...
Historia e plotë >
Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit? Herbalisti i njohur: Mos hiqni dorë nga sallatat, çajrat bimore që heqin etjen

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja për shqiptarët, të vendosura nga çdo shtet

Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid
Zgjedhje 2021




