Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"Dal në bulevard dhe..."/ Si i "gëlltiti" Ilir Meta fjalët e tij dhe detyrimi i Ramës për t'u betuar te presidenti që shkarkoi

"Dal në bulevard dhe..."/ Si i "gëlltiti" Ilir

Në një intervistë televizive, para zgjedhjeve të 25 prillit, në kulmin e përplasjes me qeverinë dhe ambasadoren e SHBA, Ilir Meta përbetohej se nuk t’i japte fimrën për kryeministër Edi Ramës, edhe nëse ky i fundit merrte mandatin e tretë, pa cënuar zgjedhjet e lira.

Meta deklaroi asokohe se nëse Rama merrte 71 mandate, ai nuk do t’ia japte firmën për kryeministër, por do t’i dorëzonte dorëheqjen si president. Pas dorëheqjes presidenti, që sot ndodhet në zyrë, premtoi se do dilte në bulevard si opozitar.

“Deri tani zgjedhjet janë cënuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij,”- deklaronte Meta.

Në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Pesë muaj më pas kemi një Ilir Meta krejtësisht ndryshe. Presidenti, i cili tashmë duket se i është rikthyer sloganit “me qetësi dhe dashuri", “gëlltiti” gjithçka që tha, dhe firmosi sot dekretin për emërimin e Edi Ramës si kryeministër të Shqipërisë.

Pavarësisht se i konsideroi zgjedhjet “të shkëlqyeshme”, presidenti nuk e mbajti fjalën për të dhënë dorëheqjen, por vendosi që pa zhurmë, dhe në kohë rekord, të miratojë dekretin për Ramën.

Duket se kemi një president, që nuk ngjason aspak me atë të 25 prillit , ku fliste për “këputje duarsh” dhe “varje në shesh”. Ai jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por dekretoi edhe kryeministrin Edi Rama.

Gjithsesi, duhet thënë se këtë të dytën ia detyronte kushtetuta. I zënë ngushtë dhe pa asnjë alibi për qeverinë e re, Meta jo vetëm që i dha “OK” Ramës, por mbështeti edhe zgjedhjen e Lindita Nikollës si kryeparlamentare, pavarësisht se bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi e votoi kundër, gjatë seancës së djeshme.

Rama betohet tek armiku

Jo më pak i çuditshëm është edhe pozicioni i Edi Ramës. Me nismën e tij, Kuvendi i vjetër e shkarkoi me 9 qershor me 104 vota pro Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës.

Ndërsa presidenti hidhte vallë pak më larg, në fund të bulevardit, maxhoranca në bllok, me mbështetjen edhe të opozitës, në tentativën e dytë arriti që ta çojë në fund votimin për shkarkimin e kreut të shtetit.

Duke qenë se Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende për kreun e shtetit, fati i keq i socialistëve e do që qeveria e re të betohet pikërisht tek presidenti që kanë shkarkuar. Një paradoks i tmerrshëm, por edhe një rast që na bën qesharak si vend. Por ligji kështu thotë.

Kryeministri do të betohet pikërisht tek ai që e quan “pijanec” dhe “turpi më i madh i shqiptarëve".

Rama ka deklaruar se do të betohet tek presidenti, pasi nuk ka rrugë tjetër.

“Ka një dalim të qartë mes qëndrimeve politike dhe kornizës kushetuese dhe për sa kohë Presidenti Meta do të jetë në zyrë, ai mbetet në detyre, nuk varet nga dëshira jonë”- deklaroi Rama pak ditë më parë gjatë një interviste televizive. Shprehja "mos u ngut", nuk vlen për politikanët tanë, ndërsa "tuprin detyrohen ta hanë me bukë"./ Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore