Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Daçiç, luftë me Vuçiç për kontrollin e monopolit të gazit në Serbi

Daçiç, luftë me Vuçiç për kontrollin e

Një luftë e madhe po zhvillohet në Serbi për kontrollon e konsorciumit kombëtar të Gazit, i cili kontrollohet nga Gazpromi rus. Qarqet pro Rusisë i frikësohen zhvillimeve se i ikën kontrolli nga enti shtetëror i gazit mund të humbin monopolin.

Ivica Daçic, ish-ministri i jashtëm që është larguar nga qeveria e re, është revoltuar dhe i ka dërguar një ultimatum Aleksandër Vuçiçit, që të mbajë në krye të Serbijagaz njeriun e tij, Dushan Bajatoviç.

Daçiç konsiderohet njeriu më i afërt i Moskës zyrtare në Beograd dhe largimi i tij nga posti i ministrit të punëve të jashtme dhe nga e gjithë qeveria konsiderohet si një sinjal i Vuçiç për tu afruar me BE-në.

Në postin e ministrit të jashtëm, Vuçiç ka emëruar ish-ministrin e drejtësisë, Nikola Selakoviç, i cili është një nga besnikët e tij në Partinë Progresiste.

Daçiç nga ana tjetër, i ka dërguar një ultimatum Vuçiç, duke i thënë se kërkon një marrëveshje parazgjedhore me SNS(partinë e Vuçiçit) për zgjedhjet e ardhshme në 2022.

Duke folur për funksionin e kryeparlamentarit Daçiç mohoi zërat se ai ishte dëbuar nga qeveria.

Daçiç tha se Vuçiç nuk kishte qëllime të këqija, por hodhi një kunj mbi presidentin kur tha se sikur ai të ishte në pozitën e Vuçiçit nuk do e bënte atë kryetar Parlamenti.

Më pas ka lëshuar ultimatumin se nëse nuk do të pranohet në koalicion me partinë e Vuçiçit ai do të kalonte në opozitë. Në vitin 2022, Serbia do të zhvillohet njëkohësisht zgjedhje lokale, presidenciale dhe parlamentare.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore