Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Covid 19/ Dyshime për skemën e mjekimit në QSUT, trajtim me oksigjeno-terapi në banesë

Covid 19/ Dyshime për skemën e mjekimit në QSUT, trajtim me

Rritja e frikshme e numrit të viktimave në spitalin infektiv ne QSUT, ka bërë që një pjesë e pacientëve të trajtohen në shtëpi. Ata që kanë gjendje të mirë ekonomike kanë avancuar trajtimin duke futur oksigjeno--terapinë në banesë. Burimet konfidenciale thonë se përveç kësaj, pacientët kanë paguar trajtimin mjekësor në banesë duke kryer analiza e ekzaminime specifike për Covid.

Burimet i thanë "Shqip" se përdorimi i antibiotikëve në skemën e mjekimit që aplikon QSUT në një pjesë të pacientëve mund të jetë shkak i përkeqësimit të gjendjes së tyre.

"Duhet shumë kujdes pasi antibiotiku nuk është terapia e duhur për të luftuar virusin, ai është i nevojshëm infeksionin bakterial të mbivendosur. Për të futur antibiotikët në skemë duhen kryer një sërë analizash si analiza gjaku, radioskopi  pulmoni, skaner që të vërtetojnë që kemi mbivendosje bakteriale, pra virusi Covid dhe  një bakter që është aktivizuar si pasojë e uljes së imunitetit nga Covid-19. Antibiotiku i marrë në koronavirus jo vetëm që nuk ka asnjë efikasitet (kur nuk ka mbivendosje të infeksionit bakterial),  por mund  të dëmtojë kolonitë e disa baktereve duke shkaktuar antibiotiko-rezistencë.

Përdorimi i tyre në këtë rast dëmton kolonitë e baktereve pozitive që gjenden në zorrë, duke shkaktuar probleme gastroentestinale, duke shumuar. kolonitë e mykut që bëjnë një patologji tjetër që është kandidoza ose myku, çka sjell në uljen e imuniteti dhe që rëndon gjendjen e mëtejshme të pacientit", thonë mjekët.

Rastet me koronavirus të trajtuara në shtëpi po rezultojnë të suksesshme pasi skema e mjekimit është aplikuar duke pasur parasysh të gjitha këto analiza të përmendura më lart. Pra, duhet theksuar se jo çdo problem respirator në pacientë me Covid-19 ka nevojë për trajtim me antibiotikë pa pasur bindjen se ka mbivendosje infeksionesh.

Është vërtetuar se trajtimi jo korrekt me antibiotikë.ka krijuar bakteret kille, ose antibiotikët rezistentë që janë bërë shumë të rrezikshëm për organizmin.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore