Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Cilin shtet të huaj akuzoi dje Vuçiç për protestat dhe a ka dorë Rusia në to?

Cilin shtet të huaj akuzoi dje Vuçiç për protestat dhe a

Serbia ka përjetuar ditën e dytë të protestave antiqeveritare të dhunshme, ku përveç Beogradit ata janë përhapur edhe në qytete të mëdha si Novi Sadi.

Protestat e dhunshme janë përsëritur në qendër të kryeqytetit serb përpara parlamentit. Pasi kanë përdorur mjete ndezëse dhe policia gaz lotsjellës për t;I shpërndarë, në orët e vona protestuesit janë shpërndarë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç deklaroi në një konferencë shtypi se forcat e rendit nuk do të lejojnë njerëz që i bëjnë keq policisë apo qytetarëve.

Stefanoviç, një drejtues i partisë në pushtet, akuzoi indirekt opozitën që bojkotoi zgjedhjet.

“Ata që nuk morën pjesë në votime, duan të marrin pushtetin me dhunë”, tha ai.

Kurse Presidenti Aleksandër Vuçiç, ka qenë më i ashpër. Në një fjalim drejtuar kombit, Vuçiç tha se “nuk do të ketë tolerancë me vandalët, si dhe akuzoi shërbime të huaja që kanë influencuar në protestat e dhunshme.

“Kemi prova edhe filmike për këto akuza”, tha presidenti serb, pa përmendur se kujt vendi i përkiste shërbimi inteligjent. Por spekulimet kanë nisur këto ditë në mediat serbe, disa i referohen atyre që organizuan protestën kryesisht dhe që ishin militantët e partisë së ekstremit të djathtë “Dveri”, e cila edhe financohet nga Rusia. Megjithatë, në portalet e Kremlinit, kryesisht Sputnik, është mbrojtur qeveria me rastin e protestave. Kështu në ditën e parë, u dhanë vetëm deklaratat e partive pro qeveritare që sulmuan protestuesit dhe vetëm dje, portali rus nisi të publikonte edhe jehonën ndërkombëtare të këtyre protestave.

Është fakt që Rusia, ka ndërhyrë fuqishëm dy herë kur po zhvilloheshin manovra të Fuqive të Mëdha për të arritur një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës.

Para samitit të anuluar të Uashingtonit Putin luajti fort, duke dërguar Lavrovin në Beograd dhe duke thirrur Vuçiçin në Moskë. Protestat ndërkaq u zhvilluan përpara një samiti të rëndësishëm siç është ai i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd.

Vuçiç, pikërisht përpara vizitës në Paris, po përdor një manovër që të përmendën rusët, që të duket si properëndimor, megjithatë është fakt se presidenti serb është aleati më i ngushtë i Vladimir Putinit dhe e tregon këtë me forcë edhe për të marrë mbështetje në elektoratin pro-rus në Serbi.

Ndaj, logjika e thënë dje pa një fakt konkret, duket se është më shumë një manovër për të hequr vëmendjen nga thelbi i protestave; e që është pushteti i përqendruar në duart e presidentit serb dhe partisë së tij. E pikërisht ky aspekt pjell pasiguri e jo stabilitet, të tjerat duken më shumë si justifikime.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore