Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

“Ça bën, s’të vjen zor që zihesh me gra?”/ Si nisi konfliki mes fqinjve në Tiranë, mësuesi vdiq nga hemorragjia në shtëpi

“Ça bën, s’të vjen zor që zihesh me

Detaje të reja janë bërë publike ditën e sotme nga ngjaraj e rëndë të ndodhur ditën e shtunë mes dy personave për një konflikt banal, ku për pasojë një prej tyre ka mbetur i vdekur.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se viktima 56-vjeçare është identifikuar si Nikolin Staka me profesion mësues, lindur në Laç , banues prej një muaji me qera në Tiranë. 

Mësohet se viktima ka parë nga ballkoni i katit te dytë të banesës që shtetasi Alban Meneri po debatonte me një grua për punë parkimi, dhe i ka folur: “ Ca bën, s’të vjen zor qe zihesh me gra”.

Teksa në debat e sipër Albani, i ka kërkuar Nikolinit të zbres poshtë sepse do tja tregonte ai.

Ka zbrit Nikolini dhe Albani e ka qëlluar me grusht në kokë, fytyrë, qafë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë ky i fundit dyshohet se ka gjet vdekjen në banese nga hemoragjia. Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik në darkë dhe viktima ështe gjendur pa jete më 31 korrik.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore