Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"Burgjet" e UÇK-së/ Avokati Tom Gashi: Lulzim Basha ishte zyrtar i lartë në UNMIK

"Burgjet" e UÇK-së/ Avokati Tom Gashi: Lulzim Basha ishte

Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në përballjen e tyre me Tribunalin e Hagës, u mbrojtën nga avokati Tom Gashi i cili në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu,  fillimisht komenton akuzat e prokurorit special për zotit Thaçi, Kadri Veselin  dhe të tjerëve.

Avokat Tom Gashi: Ne faktikisht e kemi parë aktakuzën që e ka publiku gjykata special është e redaktuar pra ka redaktime të shumta. Kështu deri sa të shohim në tërësi mund të them vetëm një gjë, nga eksperienca kur unë kam qenë avokat mbrojtës për një pjesë të madhe të udhëheqësve të UCK-s, këto janë akuza të përsëritura, për të cilat në shumicën e rasteve të të gjithë pjesëtarëve të UCK-s, janë liruar janë gjetur të pafajshëm.

Muhamed Veliu: Sa e vështirë do të jetë për mbrojtjen ti rrëzojë këto akuza dhe marrë pafajësi?

Avokat Tom Gashi: Mendoj që prokurori jo që do ta ketë të vështirë por të pamundur ti provojë akuzat të cilat i kemi parë në këtë aktakuzë të redaktuar dhe ajo që është faktikisht bazamenti I krijimit të Gjykatës Speciale që është pretendimi për trafikun e organeve njerëzore ne nuk e kemi parë në asnjë akt-akuzë të deritanishme dhe nuk do ta shohim kurrë për arsye se nuk ka ndodhur, mirëpo ka qenë një keq-përdorim i senatorit zvicerian Dick Marty, që ta abligojë Këshillin e Europës për të formuar një gjykatë special për hetime të tilla të pretenduara dhe tani kjo gjykatë special ka devijuar tërësisht duke u marrë me cështje të krimeve të luftës për periudhën e luftës dhe sipas tyre për krime kundra njerëzimit për periudhën e pas luftës deri me 31 Dhjetor të vitit 2000.

Muhamed Veliu: Ju keni përfaqësuar në Hagë disa prej eksponentëve kryesor të UCK-s. Nga informacionet që keni sa ka ndihmuar Misioni i OKBS në Kosovë ( UNMIK ) me dosje hetimore tribunalin e Hagës?

Avokat Tom Gashi: UNMIK ka qenë faktikisht Alfa dhe Omega prej përfundimit të luftës në Kosovë deri në shpalljen e pavarësisë të Kosovës në vitin 2008 dhe të gjitha çështjet juridike që kanë pas të bëjnë me ndërlidhjen me Tribunalin e Hagës për ish Jugosllavinë kanë kaluar përmes zyrave të UNMIK-ut. Pa këtë zyrë të UNMIK nuk është mundur asgjë të bëhet.

Muhamed Veliu: Meqenëse jemi tek zyra e UNMIK-ut ditët e fundit në Shqipëri ka një debat të fortë për rrolin që ka pasur Lulzim Basha kur ai punonte në UNMIK. Çfarë detyrash ka mbajtur zoti Basha kur punonte në Kosovë?

Avokat Tom Gashi: Nuk ka qenë vetëm zoti Lulzim Basha por kanë qenë edhe shumë të tjerë nga Shqipëria të cilët kanë pasur rrole të caktuara në administratën e Kombeve të Bashkuara quajtur UNMIK dhe zoti Basha ka qenë zyrtar ligjor në përfundimin e mandatit të tij të themi në kuadër të UNMIK. Ka qenë zyrtari më i lartë i UNMIK në transferimin e çështjeve ligjore nga UNMIK tek vendorët. Në transferimin e çështje ligjore i bie edhe në transferimin e dosjeve të cilat UNMIK i ka pas dhe ato dosje një pjesë janë dorëzuar tek vendorët dhe misioni EULEX-it që zëvendësoi UNMIK-un.

Muhamed Veliu:Përmendët rrolin e Lulzim Bashës në UNMIK por kush ka qenë shefi i tij në Kosovë?

Avokat Tom Gashi: Shefi Lulzim Bashës në fund të mandatit të UNMIK ka qenë prokurori amerikan Clint Williamson. Ky prokuror është ai i cili e ka hetuar raportin e senatorit Dick Marty të cilin nga një dokument politik e ka shndërruar në dokument juridiko-penal.

Clint Williamson ka qenë prokuror i njohur për shumë vite në Kosovë dhe ka punuar si drejtor në departamentin e drejtësisë, pra ka pasur rol kryesorë në drejtësinë e Kosovës dhe Lulzim Basha publikisht dihet që ka qenë në atë punë dhe rroli i tij ka qenë një prej zyrtarëve më të lartë në transferimin e çështjeve nga UNMIK tek vendorët. Sigurisht që këtu konsiderohen edhe dosjet penale dhe civile të cilat janë transferuar./ Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore