
“Breaking” është emisioni më i ri informativ i Top News, që do t’i mundësojë publikut shqiptar marrjen e informacionit në një kohë sa më reale. “Breaking” në Top News startoi nën moderimin e gazetares së njohur, Sidorela Gjoni.
Çdo ditë nga ora 10:00-14:00 në një transmentin maratonë publiku do të ketë mundësi të njihet me të rejat më të fundit në vendin tonë, rajoni dhe bota.
Në këtë hapësirë televizive do të mundësohen lidhje me analistë, politikanë, ekspertë dhe gazetarë të terrenit për të komentuar zhvillimet e shumta, sidomos në këtë periudhë zgjedhjesh.
Ditën e sotme i ftuari parë në studio live ishte komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili u përgjigj ecurisë së procesit zgjedhor të 25 prillit, teksa janë vetëm 20 ditë larg mbajtjes së tyre. Celibashi u përgjigj në lidhje me faktin nëse kompania sllovene CETIS do të jetë në gjendje që të prodhojë fletët e votimit, nisur nga fakti se procesi miratimit të modelit ka pasur zvarritje që shkaktoi një debat nëse do të jetë me numra apo me emra kandidatësh.
Për Celibashin, fleta e votimit me modelin e miratuar së fundmi nuk krijon probleme në lidhje me prodhimin.
“Kompania sllovene kishte ngritur pretendime në lidhje me përmasat e fletës së votimit, nëse ajo do të ishte e shoqëruar veç subjekteve politike, së bashku me emrat e kandidatëve të çdo partie politike. Kjo do ta pamundësonte prodhimin në kohë të fletës së votimit, pasi iu duhej më
Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu foli për ecurinë e procesit të vaksinimit në Shqipëri, teksa dha detaje të plotë për të gjithë Shqipërinë.
Ministrja Manastirliu tha se për pak ditë do të nisë vaksinimi edhe për kategoritë e personave nën 65 vjeç.
Analisti i njohur Baton Haxhiu komentoi për “Breaking” zhvillimet politike në Kosovë, shteti i cili jo më larg se një ditë më parë zgjodhi Vjosa Osmanin si presidente.

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan
Historia e plotë >


Çfarë po ngatërron Donald Trump?
Historia e plotë >

Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombëtar
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan
Historia e plotë >
“Sherr” në Kosovë/ Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit në Shqip...
Historia e plotë >
Çunat e Londrës të bëhen gati! Aeroporti i Kukësit së shpejti nis fluturimet, çmime konkurruese (Pamjet)

Parashikimi i motit/ Java nis me diell, por nga nesër priten ndryshime

“Vajzat që marrin kontraceptivë rrezikojnë trombozë nga AstraZeneca"
Zgjedhje 2021




