Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

BOS, si u krijua njësia e operacioneve speciale në Ushtri

BOS, si u krijua njësia e operacioneve speciale në Ushtri

Nuk është vetëm RENEA struktura që ndërmerr operacione speciale. Ajo është në varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, por një tjetër strukturë varet nga Ushtria dhe ka emrin BOS, ndryshe Batalioni i Operacioneve Speciale.

Por ndryshe nga RENEA, njësia speciale e Ushtrisë nuk vepron vetëm në territorin shqiptar, por edhe në rajon, sepse është konsideruar edhe nga NATO si njësia më elitare e Ushtrisë Shqiptare si dhe një nga njësitë më të mira të operacioneve special. Kjo njësi është e ngarkuar me operacione të posaçme në kohë lufte dhe para së gjithash me kundër-terrorizmin në kohë paqeje.

Batalioni është pjesë e Regjimentit Komando dhe selia e tij, objektet e trajnimit dhe kazermat janë vendosur disa kilometra në veri-lindje të Tiranës. Anëtarët e njësia special BOS mund të njihen nga beretat e tyre dhe shenjat e njësisë që i kanë në mëngën e djathtë të uniformave të tyre.

Batalioni i Operacioneve Speciale është krijuar në vitin 1999 si një përgjigje e drejtpërdrejtë për situatën gjeopolitike në rajon. Menjëherë pas krijimit të tyre, ekipet e BOS u vendosën përgjatë kufirit shqiptaro-jugosllav gjatë Luftës së Kosovës në 1999 dhe më vonë përgjatë kufirit shqiptaro-maqedonas gjatë luftës në vitin 2001.

BOS, si u krijua njësia e operacioneve speciale në Ushtri

Gjatë këtyre dy konflikteve, detyrat kryesore të BOS ishin zbuluese dhe me rreze të gjatë patrulluese. Në vitin 2002, operatorët e BOS u vendosën në Afganistan si pjesë e operacionit “Liria e Qëndrueshme”. Në Afganistan, kontingjentet e para operuan nën komandën turke dhe detyrat e tyre merreshin kryesisht me patrullimin e zonave përreth Kabulit.

Në vitin 2004, Shqipëria ka dërguar një njësi prej Batalionit të Operacioneve Speciale në Mosul si pjesë e operacionit “Liria e Irakut”. Njësia së bashku me njësitë e tjera të Regjimentit Komando ishin përgjegjës për sigurinë bazë.

Në korrik të vitit 2010, një detashment i 44 burrave (me emrin e koduar Eagle 1) nga BOS u pozicionuan në Kandahar, Afganistan. Ndryshe nga pjesa tjetër e kontingjenteve të mëparshme shqiptare, kjo njësi ka qenë drejtpërdrejt e përfshirë në operacionet luftarake. Besohet se njësia ka punuar ngushtë me SHBA-të rreth zbulimit ushtarak dhe ishte përgjegjës për zbulim të thellë prapa linjave të talebanëve, si dhe mbledhjen e inteligjencës mbi objektivat e Lartë me vlerë.

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj në një postim të tijin në Facebook shkruan se “22 vite më parë djemtë më të mirë të ushtrisë, iu bashkuan procesit seleksionues me profesional, më të vështirë dhe me standarde 100 % të NATO-s nën drejtimin e instruktorëve turq të FS, duke krijuar Forcat Speciale të ushtrisë shqiptare”.

BOS, si u krijua njësia e operacioneve speciale në Ushtri

Më tej ai thekson se këta djem dhe vajza, të gjithë së bashku punuan dhe shërbyen në mbi 37 misione ndërkombëtare, luftarake dhe paqëruajtese në Irak, Afganistan, Çad, Bosnjë dhe Kosovë.

Nga vitit 2009 deri ne vitin 2013, kjo ishte njësia më e vlerësuar në historinë e ushtrisë shqiptare, nga qeveria shqiptare, lidershipi amerikan, NATO dhe ishte kryefjala e çdo vlerësimi që i behëj Shqipërisë nga të huajt. Demiraj që ka qenë pjesë dhe drejtues i kësaj njësie shprehet më tej se “duhet të peerulemi me respekt ndaj veprees see kolegut tonee Kapiten Feti Voglit, familjes se Tij dhe komandantit tee paree Kolonel Hysen Ymerit qee u nda nga jeta njee vit mee paree. Efektivee tee BOS-it! Djem dhe vajza! Zoti ju bekoftee Ju dhe familjet Tuaja”.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore