Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"Borsellino ndryshoi pas vdekjes së Falcone-s"/ Vëllai i gjykatësit në Zona Zero: Telefonata e fundit me të

"Borsellino ndryshoi pas vdekjes së Falcone-s"/ Vëllai i

Salvatore Borsellino, vëllai i gjykatësit të famshëm Italian Paolo Borsellino, i cili sëbashku me Giovanni Falcone-n humbën jetën gjatë luftës kundër mafias, ka folur sot në një intervistë ekskluzive për gazetarin Thimi Samarxhiu në emisionin “Zona Zero” në Top News.

Telefonata e fundit me vëllain tuaj, dhe shqetësimet që ju tregoi pas vrasjes së Falcone-s?

Unë i kërkova Paolos menjëherë nëse do pranonte rolin e kryeprokurorit pas Falcone-s. Paolo ishte i vetëdijshëm që mbrojtja që kishte ishte e pamjaftueshme. Tha që do pranonte vetëm po t’i jepnin një helikopter që të lëvizte, se me makinë ishte i rrezikuar tërë kohën. Mbrojtja ishte e pamjaftueshme. Policët që e mbronin nuk e siguronin dot. Aty ku ndodhi atentati nuk kishte as vend ku makina të ndalonte. Paolo shkonte të vizitonte shpesh nënën se ishte sëmurë. Dhe të gjithë e dinin çfarë bënte ai dhe rrugën që bënte. Të gjithë e dinin se për nënën Paolo linte çdo gjë. Kur e takova për herë të fundit, ishte një Paolo ndryshe. Ndërsa vdekja e Falcone-s e ndryshoi 4-cipërisht. Që nga qëndrimi, fytyra, sytë. E ndryshoi komplet.

Kur shikoni pemën që është kthyer në simbol të paqes në vendin që shkaktoi vdekjen e Borsellino-s

Atë pemë e vuri nëna ime që të ndalej dhuna dhe të kthehej paqja, si një simbol shprese. Unë nuk shkoj kurrë në varreza. Por kur shkoj tek Via Ameglia dhe prek një nga degët e pemës, ndjej gjakun e Paolos dhe të kujtdo që është vrarë nga mafia. Aty ishte Paolo i gjallë për herë të fundit. Vetëm atje e ndjej praninë e Paolos. Atë pemë duhet ta shohë e gjithë bota. Natën ajo pemë ndriçohet nga dritat tri-ngjyrëshe të flamurit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore