
BLINDOHET Tirana/ 1500 efektivë në terren për samitin e BE-së, zhvillohet në një ditë me protestën e PD-së
Tirana do të blindohet për të garantuar mbarëvajtjen e punimeve të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Kujtojmë se ky samit do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor, e njëjta ditë që është përcaktuar për protestë nga ana e opozitës.
Ndërkohë bëjmë me dije se samiti që bën bashkë krerët e kontinentit të vjetër do të mbahet në ambientet private të Arenës Kombëtare.
Sipas informacioneve mësohet se rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren, ndërsa akse të shumta rrugore do të bllokohen për kalimin e delegacioneve.
Niveli i masave të sigurisë parashikon ato që janë ndërmarrë kur Tiranën e ka vizituar ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku.
Në hartimin e masave të sigurisë janë përfshirë edhe stafet e delegacioneve që do të vizitojnë Tiranën.
Një pjesë e efektivëve do të shoqërojnë delegacionet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” deri në qendër të kryeqytetit. Pas mbërritjes së tyre në Tiranë, përveç stafeve dhe personave të akredituar, do të jetë e pamundur të kalohet perimetri i sigurisë që nis nga Kryeministria në drejtim të Pallatit të Kongreseve dhe përreth stadiumit “Air Albania”.
Pas pritjes zyrtare të delegacioneve nga kreu i qeverisë shqiptare, takimi me dyer të mbyllura është parashikuar të nisë rreth orës 10:30.
Po më 6 dhjetor, Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka thërritur një protestë kombëtare. Kryedemokrati ka deklaruar se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja në vendin tonë? Këmbimi valutor 1 shkurt 2023

Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana
Aktualitet

Arrestohet në Kosovë vrasësi i Briken Sanajt te “Kodra e Diellit” (EMRI)
Historia e plotë >

Vidhte makinat e parkuara jashtë stadiumit, përfundon në pranga shqiptari
Historia e plotë >
