Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Letra e plotë/ Biden, mesazh Vuçiç: Do të hysh në BE? Njih Kosovën!

Letra e plotë/ Biden, mesazh Vuçiç: Do të hysh në

Presidenti i SHBA, Joe Biden nuk ka vonuar të japë qëndrimin e tij të qartë për Kosovën, kur nuk ka mbushur as një muaj kur ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Në mesazhin e dërguar me rastin e festës Kombëtare të Serbisë, Biden ka qenë shumë i qartë: “Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë njohjet reciproke”.

Një mesazh i qartë dhe që natyrisht përfaqëson konceptin e Shtëpisë së Bardhë për marrëdhëniet Serbi-Kosovë, e siç thotë vetë telegrami: pa njohje reciproke çdo marrëveshje nuk është koherente.

“Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të sinqerta juve dhe bashkëqytetarëve tuaj me rastin e Ditës së Shtetit të Serbisë më 15 Shkurt”, thuhet në mesazhin urues të dërguar nga Biden Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, siç bën të ditur Danas, duke cituar zyrën e marrëdhënieve me publikut të presidentit serb.

Në mesazhin e tij urues, Biden tha se Shtetet e Bashkuara mbeten "të palëkundura në mbështetjen e tyre" për integrimin evropian të Serbisë, zbatimin e reformave dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, "e cila përqendrohet në njohjen reciproke".

"Fuqia e marrëdhënieve tona bazohet në historinë e thellë të lidhjeve midis popujve tanë që luftuan si aleatë në të dy luftërat botërore. Ne gjithashtu vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, ndërsa së bashku përballemi me këtë sfidë të paparë globale”, thuhet në mesazhin e urimit.

Biden nuk ka vonuar për t’i çuar Serbisë një mesazh që në fakt, Vuçiç e priste, por jo kaq shpejt; si gjithmonë Serbia ka dashur të fitojë kohë, e në këtë aspekt me këtë kohë, ajo të gjente avantazhet e saj.

Por Biden nuk i ka lënë fare mundësi për ta bërë këtë; thjesht i ka treguar sesi e kupton Presidenti i SHBA vullnetin politik të Serbisë për të hyrë në BE: porta e parë është njohja e Kosovës. E ky realisht është zhvillimi më i rëndësishëm politik që vjen nga Uashingtoni.

Pjesë nga mesazhi

"Duke pasur parasysh 140 vitet e partneritetit midis dy vendeve tona, SHBA-ja mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, stabilitetit rajonal dhe vlerat demokratike. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen e qëllimit të Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë të vazhdoni të ndërmerrni hapa të vështirë për të arritur atë qëllim, përfshirë reformat e nevojshme dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën, e cila është fokusuar në njohjen reciproke", tha Biden. /Gazeta Shqip

Letra e plotë/ Biden, mesazh Vuçiç: Do të hysh në

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore