Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

“Berisha po shkon drejt ferrit dhe do të marrë me vete PD”, Çupi ZBËRTHEN aleancat e opozitës

“Berisha po shkon drejt ferrit dhe do të marrë me vete

Analisti Frrok Çupi ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu, ku ka diskutuar në lidhje me negociatat Berisha-Alibeaj për zgjedhjet e ardhshme.

Frroku deklaroi se tashmë ish-kryeministri Sali Berisha po kërkon që të marrë me vete drejt “ferrit” edhe Partinë Demokratike, atë legjislativen, duke i kërkuar bashkëpunim Alibeajt.

“Berisha po bën shantazhin e fundit, që është të bëjë bashkëpunim me grupin e Alibejat.

Ndodhemi në kushtet e absurdit, Berisha mund te jetë në aleancë me Metën, Flamur Nokën, por jo me PD legjislative.

Berisha është i destinuar të shkojë në ferr, por do të marrë me vete edhe PD legjislative të njohur nga Amerika, dhe maxhoranca shqiptare.

Nuk ka më një besim për PD, derisa të zgjidhet nga populli dhe të shkëputet nga krimi.

Nuk diskutoj që në PD ka edhe nga ata figura që kanë ideale, dhe nuk janë si Berisha të korruptuar. Një pjesë e PD është e inkriminuar me Berishën, ndërsa një pjesë tjetër të inkriminuar me Metën, dhe kemi pjesën tjetër që është me Alibeajn”, tha Çupi për “ZonaZero”.

Me tej analisti sqaroi se ish-kryeministri Berisha dhe kryetari i PL, Ilir Meta janë nën vëzhgim nga SHBA për çdo lëvizje të tyren.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore