Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Berisha nuk i ndahet Drejtorit të Burgut Fier me akuza të pabazuara të “qytetarit dixhital”

Berisha nuk i ndahet Drejtorit të Burgut Fier me akuza të pabazuara

Ish-kryeministri Sali Berisha është i papërmbajtshëm me statuset e tij në rrjetet sociale kundër drejtorit të burgut të Fierit, Arjan Hasani. Në një status të tij më të fundit, Berisha duke iu referuar si përherë qytetarit dixhital denoncon drejtorin e burgut të Fierit për abuzime dhe terror ndaj punonjësve të burgut.

Por ndaj këtij sulmi ka reaguar menjëherë drejtori i burgut, Hasani që i cilëson si shpifje të ish-kryeministrit.

“Janë trillime dhe shpifje në vazhdimësi të bëra, nga një njeri që ka për detyre, të nxijë punën e institucioneve shtetërore në vazhdimësi! Pa fakte, prova, emër, mbiemër, po vetëm me anonime! Turp për një njeri që ka drejtuar Shtetin, me anonime, shantazhime e kërcënime!”, shprehet Hasani.

Berisha nuk i ndahet Drejtorit të Burgut Fier me akuza të pabazuara

Më tej ai shton se “është i lutur ky mostër dhe çdo person tjetër, punonjës apo djalli me të birë, të vërtetoj qoftë një rast të vetëm, që ka lëviz, apo lëviz ndonjë punonjës nga puna, për motivet që ka dhënë ky në paçavuret e sipërpërmendura!”

“Jam i hapur për çdo verifikim, hetim. Të gjithë ata që kanë lëviz dhe do të lëvizin, nuk i përgjigjen situatës, janë të pa aftë, janë inaktiv dhe pa vizion, për të kryer detyrën”, thekson Hasani.

Nuk është rasti i parë që Berisha e sulmon drejtorin Arjan Hasani. Më parë ai e akuzonte, drejtorin e Burgut se kishte liruar një të burgosur të dënuar për vrasjen e një polici në Itali, me amnistinë e vitit 2016. Por kjo akuzë u hodh poshtë me fakte e dokumente si e pavërtetë.

Berisha nuk i ndahet Drejtorit të Burgut Fier me akuza të pabazuara

Por Berisha, në të njëjtin status, ka akuzuar sërish drejtorin e Burgut të Fierit, Arjan Hasani për shpërdorim detyre dhe shkelje të ligjit në lidhje me një tjetër të dënuar.

Bëhet fjalë për shtetasin Artan Koçeku, i cili është trajtuar me leje, që në të vërtetë i takonte, para se Hasani të emërohej drejtor.

Edhe këtu Prokuroria e Elbasanit dhe SHKBB, filluan hetimet dhe kanë marrë nën hetim shefin e edukimit dhe shefin e regjimit te brendshëm dhe i kanë pezulluar, pasi panë të gjithë dokumentacionin. Por për Arjan Hasanin nuk është marrë asnjë veprim.

Edhe në këtë rast, sipas dokumenteve që disponon Gazeta Shqip, autoritetet e burgut kanë vepruar konform ligjit për planifikimin e lejes shpërblyese për Artan Koçekun si dhe pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga shërbimet përkatëse, ku është marrë miratimi nga shërbimi ligjor; kujdesi social dhe shërbimi i ruajtjes së sigurisë.

Arjan Hasani është oficer karriere, që nga viti 1998, deri në vitin 2015 ka punuar në Policinë e Shtetit, ku në vitet 2005- 2013, ka punuar në poste drejtuese në Policinë e Shtetit, me Policinë Kriminale. Më pas, ka qenë në drejtori policie të rëndësishme, Fier, Kukës, Shkodër, Elbasan, Tiranë, Berat, Korçë dhe në vitin 2013, tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Madje ai ka marrë edhe vlerësime nga Berisha gjatë kohës që drejtonte qeverinë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore