Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Berisha nuk është përjashtuar nga partia / Statuti i PD i jep të drejtë Bashës për të mos thirrur forumet

Berisha nuk është përjashtuar nga partia / Statuti i PD i jep

Lulzim Basha kundërshton mbledhjen e çdo forumi të Partisë Demokratike për çështjen e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar. Arsyetimi i dhënë nga kreu i PD-së gjatë debateve të brendshme me Flamur Nokën duket se ka bazë të fortë në statut.

“Asnjë forum i partisë nuk kishte pse të mblidhej për Berishën, sepse nuk e kemi përjashtuar nga asnjë strukturë e partisë, por është larguar përkohësisht nga grupi parlamentar”, ka deklaruar Basha në mbledhjen e radhës të Kryesisë së PD.

Statuti parashikon mbledhjen e Kryesisë dhe forumeve të tjera drejtuese vetëm në rastet kur flitet për përjashtim nga anëtarësia e partisë. Sali Berisha është përjashtuar vetëm nga grupi parlamentar, ndërsa anëtar partie vijon të jetë.

“Masat disiplinore që mund të merren ndaj anëtarëve janë: paralajmërimi, pezullimi dhe përjashtimi. Këto masa merren sipas rastit nga Kryesia e Degës ose Kryesia e PDSH-së, dhe konfirmohen dhe/ose mund të apelohen përpara Komisionit të Apelimit, Etikës dhe Integritetit. Ato mund të bëhen publike”, thotë pika 2 e nenit 27 të statutit të PD.

Për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, Basha duket se ka sfhrytëzuar pikat 5 dhe 6 po të të njëjtit nen të statusit, ku flitet se “në raste urgjente, kryetari mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore, që më pas i paraqitet për miratim kryesisë së partisë në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Kjo ishte ajo që ndodhi. Pasi bëri deklaratën e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar një ditë para se Kuvendi i ri të mblidhej në seancën e parë, Lulzim Basha thirri direkt mbledhjen e Kryesisë së partisë.

A ishte rast urgjent? Trysnia e SHBA në këtë drejtim duket se ka qenë e madhe dhe në të nuk është përfshirë vetëm Ambasada e saj në Tiranë.

“Kërkesa për largimin e tij (Berishës) nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të dytë apo të tretë, por nga zyrtarët më të lartë amerikanë. Për 3 muaj me radhë unë kam bërë gjithçka që të shmang sanksione të Berishës brenda kësaj partie dhe kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me të”, thotë Basha.

Mbi bazën e këtyre neneve të statutit, Basha pritet që të refuzojë mbledhjen e çdo forumi partie për këtë çështje.

“Arsyet se përse u largua Berisha nga grupi parlamentar janë publike për aq sa mund të bëhen publike, detajet më të hollësishme i di edhe vetë Sali Berisha, për të cilat mbase publiku dhe ju nuk do të informoheni kurrë”, tha Basha.

Si rregull, Kuvendi Kombëtar i PD mblidhet çdo katër vite. Mbledhja e fundit e tij ishte në qershor, ku Basha u rikonfirmua kryetar.

Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë.

 Kuvendi Kombëtar ka kompetencë për:
a) miratimin e Statutit të PDSH dhe ndryshimin e tij;
b) miratimin e programit të Partisë dhe linjave kryesore të politikës së saj, të cilat janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH-së në nivel qendror e vendor, si dhe për pushtetin ekzekutiv të drejtuar prej saj;
c) zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar;
ç) shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar;
d) zgjedhjen e Kryetarëve të Nderit të PDSH, të cilët janë anëtarë me të drejtë vote në organet qendrore të PDSH-së për gjithë jetën;
dh) shpërndarjen e Partisë ose bashkimin me një ose disa parti të tjera;
4. Të drejtën për t’i bërë kërkesa dhe propozime Kuvendit Kombëtar, për çështje që janë në kompetencë të tij, përveç rasteve kur ky Statut përcakton ndryshe, e kanë Kryetari i Partisë, Këshilli Kombëtar, Kryesia e PDSH-së, ose jo më pak se pesëmbëdhjetë për qind e anëtarëve të Kuvendit me të drejtë vote, të shpërndarë në të paktën pesë Degë të PDSH-së.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore