Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Berisha “non grata” dhe në BE? Kërkesa e eurodeputetëve për të ndjekur praktikën e SHBA

Berisha “non grata” dhe në BE? Kërkesa e

Eurodeputetja Viola von Cramon raportuese për Kosovën ka propozuar në mbledhjen e Komitetit të jashtëm të parlamentit Europian, në diskutimin për luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin perëndimor, mundësinë e zbatimit të praktikës non grata të SHBA, duke marrë si shembull ish kryeministrin Sali Berisha.

Ajo tha se vlerëson urdhrin ekzekutiv të SHBA për të sanksionuar personat që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit, si dhe goditjen e korrupsionit.
“(PE) mirëpret qasjen e rinovuar të angazhimit të SHBA në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përqendrimin e tyre në luftën kundër korrupsionit.

Vlerëson në këtë kontekst urdhrin ekzekutiv të SHBA për të sanksionuar personat që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit, si edhe aksionet që shënjestrojnë individë dhe ente për akte domethënëse korruptive në Bullgari dhe ish-Kryeministri Berisha në Shqipëri.Bën thirrje që BE të ketë një qasje plotësisht të ngjashme me këtë (praktikën e SHBA)”,

Në të njëjtën linjë ishte edhe eurodeputeti i së djathtës, David Lega, i cili tha se në Shqipëri korrupsioni është burimi i dytë më i madh i të ardhurave financiare të paligjshme , pas trafikut të narkotikëve

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten një shqetësim serioz në Ballkanin Perëndimor; PE thekson si shembull, që në Shqipëri, korrupsioni është burimi i dytë më i madh i të ardhurave financiare të paligjshme (IFF), pas trafikut të narkotikëve. Banka Botërore vlerëson se 36.1 për qind e kompanive në Shqipëri gjatë 2019-s u përballën me të paktën një kërkesë për ryshfet”, propozon ai.

Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian diskutoi mbi raportin vjetor të eurodeputetit, Lucas Mandl mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor. /Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore