Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Berisha bën thirrje që mos të hapen shkollat kur nipat e mbesat e tij studiojnë jashtë Shqipërisë

Berisha bën thirrje që mos të hapen shkollat kur nipat e mbesat e

Pesë ditë para hapjes së vitit të ri shkollor ka pasur një reagim të ashpër nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili kërkon shtyrjen e shkollave.

Sipas Berishës, nuk janë kushtet e duhura dhe nuk ka një hetim epidiomiologjik nga ana e autoriteteve shëndetësore në lidhje me Covid-19.

Sipas postimit të Berishës, epidemia është jashtë kontrollit. Shkollat që hapen nuk janë vetëm në Shqipëri por thuajse në të gjithë Europën kanë të njëjtin fat. Përveç pjesës veriore që e ka bërë më herët.

Problemi i shkollave është vërtetë një çështje delikate, duke pasur parasysh edhe natyrën e vetë pandemisë së koronavirusit, e cila është shumë ngjitëse. Por si alternativë, kur e gjithë jeta, bizneset, transporti publik, baret, restorantet etj janë hapur, edhe shkollat nuk mund të rrinë mbyllur.

Mbajtja e tyre të kyçura përveç efektit didaktik jep edhe një shok psikologjik për familjet, por edhe për fëmijët. Natyrisht që kërkon një protokoll të rreptë, spartan, të përcaktuar qartë.

Në këtë rast secili, sidomos njerëzit me përvojë shtetare mund të propozojnë masa të caktuara që të shtohen përveç atyre të vendosur nga autoritetet.

Kërkon një monitorim, edhe nga opozita që duhet të jetë një kontrollor i punës së qeverisë, madje të përditshëm. Por qëndrimi i politikanëve të lartë “bardh e zi” i jep situatës një ngjyrim dramatik dhe ekstrem. Njerëzit e dinë se nipat e mbesat e ish-kryeministrit e dinë se Berisha i ka me shkollë jashtë Shqipërisë, në Suedi dhe Austri.

E standardet e dyfishta janë ai handikap që njerëzit nuk e kapin, e konsiderojnë si politikë me shkollën dhe jo një qëndrim normal e konstruktiv.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore