Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Benzema shënjestra e ekstremistëve të djathtë francezë

Benzema shënjestra e ekstremistëve të djathtë francezë

Kur Franca u takua me Gjermaninë Perëndimore në Sevilje në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në 1982, shumë tifozë francezë i konsideronin gjermanët më shumë sesa kundërshtarë: ata ishin pasardhësit e armiqve të Luftës së Dytë Botërore. Dëmtimi nga portieri gjerman Toni Schumacher, që bëri për spital francezin Patrick Battiston dhe disfata agonizuese e Francës në atë ndeshje që shkoi me penallti ngjalli kujtime traumatike.

Por, kur Franca të takojë Gjermaninë të martën në Mynih për ndeshjen e tyre të parë të Euro 2020, disa tifozë francezë kanë zgjedhur një armik tjetër: qendërsulmuesin e tyre, Karim Benzema.

E djathta ekstreme e Francës e sheh atë si personifikimin të getove, periferinë kryesisht të varfër me emigrantë ku Franca ruan kastat e saj më të ulëta. Duket se Benzema ka zëvendësuar Gjermaninë si vend i frikës së zakonshme franceze. Edhe një herë, kampionët botës janë bërë objekt i një lufte kulture që ngjason me në stilin Trump; përçarjen.

Në vitin 2015, Benzema u përjashtua nga ekipi pas akuzave se ai ndihmoi një mik të shantazhonte një shok të skuadrës franceze në skandalin që u bë i njohur si "La sextape". Çështja shkon në gjyq në tetor. Në atë kohë, udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen drejtoi akuzën: “Karim Benzema nuk duhet të kishte hyrë kurrë në ekipin francez. Ai shprehur vazhdimisht përbuzje për Francën. Tani, pas gati gjashtë vitesh ai është thirrur te “Les Bleus”.

Benzema është një shënjestër e lehtë për ekstremin e djathtë. Me origjinë algjeriane, ai u rrit në një lagje të varfër periferike të Lyon. Pastaj kaloi te Real Madrid ku u bë një prej futbollistëve më të paguar dhe e quajti Algjerinë "vendi im".

Sapo shpërtheu historia e "Sextape", sulmet terroriste të nëntorit 2015 kur terroristët vranë 130 njerëz në sallën e koncertit Bataclan, stadiumin Stade de France dhe kafenetë dhe restorantet pariziane, francezët ngritën shqetësimet për të rinjtë francezë me origjinë emigrante. Tetë ditë pas sulmeve, Benzema u filmua duke pështyrë - pa qëllim, ai këmbëngul – gjatë ekzekutimit të “Marseillaise”, himni francez.

Në vitin 1999, Komisioni Kombëtar Konsultativ i Francës për të Drejtat e Njeriut futi një pyetje të re në sondazhin e tij vjetor të qëndrimeve raciste: a kishte "shumë lojtarë me origjinë të huaj në ekipin francez të futbollit?" Një vit më parë, "lojtarët me origjinë të huaj" e kishin bërë Francën kampione bote. Megjithatë 31 përqind e të anketuarve janë plotësisht, ose kryesisht dakord me këtë pyetje. Babai i Marine Le Pen, Jean-Marie, e dinte saktësisht se çfarë po bënte kur ai u ankua "se ata i lanë lojtarët të vinin nga jashtë dhe të pagëzonin ekipin e ri francez".

Mosrespektimi i “Les Bleus” do të arrinte kulmin gjatë Kupës së Botës 2010, kur lojtarët, duke u grindur me trajnerin e tyre, hynë në grevë në mes të turneut. Muaj më pas, zyrtarë në federatën franceze të futbollit, përfshirë trajnerin e atëhershëm Laurent Blanc diskutuan uljen e numrit të lojtarëve me ngjyrë në qendrat kombëtare të trajnimit të të rinjve. Në vitin 2013, një sondazh zbuloi se 82 përqind e francezëve kishin "një mendim të keq" për kombëtaren për shkak të përfshirjes në të të shumë lojtarëve me origjinë të huaj.

Në vitin 2018, një ekip i pastër e pa Benzema, riktheu popullaritetin e “Les Bleus” duke fituar Kupën e Botës. Sot, futbollisti i preferuar i Francës, sipas një sondazhi të bërë nga Odoxa, është Kylian Mbappé, gjithashtu me prejardhje nga një geto pariziene me origjinë kamerunase dhe algjeriane. “Unë gjithmonë jam ndjerë francez. Unë nuk heq dorë nga origjina ime, sepse ato janë pjesë e asaj që unë jam, por asnjëherë në asnjë moment nuk u bëra të ndieja se nuk isha në shtëpi këtu".

Ndjenjat e tilla të përkatësisë shprehen rregullisht nga lojtarët e vitit 2018, të cilët kundërshtuan shakanë e komedianit afrikano-jugor, Trevor Noah që tha se "Afrika fitoi Kupën e Botës".

Stephane Ravier, senator i partisë së Le Pen e quajti sulmuesin "një francez në letra". Shumica e mbështetësve të ekstremit të djathtë kundërshtojnë grumbullimin e Benzemas, thonë anketuesit Ifop. Pra, Marine Le Pen ka hapur një front tjetër në luftën e kulturës, me nënkryetarin e partisë Jordan Bardella që ankohet se u zgjodh një reper për të kompozuar këngën zyrtare të ekipit për Euro 2020. Bardella e quajti këtë një dorëzim në dorë të llumit.

Franca është favoritëe për të ngritur kupën. Megjithatë, edhe nëse ata fitojnë, kjo nuk do të shërojë përçarjet kombëtare. Kjo është pikërisht ajo që shumë kishin shpresuar pas fitores në 1998. Demografi Michele Tribalat tha atëherë se ekipi multikulturor kishte bërë "më shumë për integrimin sesa gjithë politika ndër vite”. Ngjarjet e mëvonshme na sugjerojnë të kundërtën. /Përkthyer nga Forbes – Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore