
Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë! Bashës jo vetëm patenta, por i ka skaduar edhe karta ID që në 2019-ën
Kanë qenë kundërshtarët politik të kreu të PD-së ata që kanë nxjerrë të dhënat nga sistemi i Gjendjes Civile ku rezulton që karta e ID-së së kreut të PD-së nuk është më e vlefshme që nga viti 2019.
Përpos bashkëshortes së tij Aurela, që është shtetase holandeze dhe nuk voton në Shqipëri që nga viti 2004, edhe Lulzim Basha nuk do të mund të votojë në zgjedhje për PD-në pasi mjeti i tij i identifikimit është i skaduar.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj në një intervistë televizive i ka bërë thirrje kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të rinovojë mjetin e tij të identifikimit.
“Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje të parëve përfaqësuesve politikë, liderëve politikë. Në dijeninë time ka ende lider politikë pa dashur të përmend emra që ende nuk kanë përmbushur këtë detyrim ligjor dhe kanë një dokument biometrik më shumë se dy vjet të skaduar. Nëqoftëse drejtuesi politik nuk përmbush vetë i pari këto detyrime, çfarë do përcjelli tek pjesa tjetër”, deklaroi Doracaj.
Përveç kësaj, kundërshtarët e Bashës kanë verifikuar se i ka skaduar edhe patenta. Ata kanë nxjerrë të dhëna nga sistemi i Drejtorisë së Transporteve dhe kanë që kreu i PD lëviz me leje drejtimi të skaduar, madje në disa foto të shpërndarë në rrjetet sociale edhe pa rripin e sigurimit.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë në media doli dhe skandali i patentës së kreut demokrat. Bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela Basha, postoi foton teksa Basha ishte në drejtim të automjetit për të shijuar një fundjavë jashtë Tiranës, por mediat publikuan me dokumente se kreut të PD-së i kishte skaduar patenta që më datë 22.12.2016, dhe prej asaj date ai nuk e ka rinovuar. Pra, Basha jo vetëm udhëton me makinë pa patentë, por as kartë identiteti nuk ka. /Top Channel


Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombëtar
Historia e plotë >




A duhet të mbajnë përgjegjësi penale, kontrollorët e Rinasit?
Historia e plotë >

Divani i Erdoganit trondit Parlamentin Europian
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhi në SHQIP/ A duhet të mbajnë përgjegjësi penale kontrollorët ajr...
Historia e plotë >
Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombët...
Historia e plotë >
“Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të mbrojtur”, Manastirliu: Brenda muajit maj, 500 mijë të vaksinuar

A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin mjekët myslimanë

Keni kaluar COVID-in dhe keni ende simptoma? Mjeku Skënder Brataj tregon si duhet të veproni
Zgjedhje 2021



Basha rikthehet te Teatri Kombëtar, Budina i dorëzon maketin e ish-godinës
Historia e plotë >
