Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

BE po i kërkon Kosovës që të mos e luftojë krimin e organizuar serb pa pyetur Beogradin

BE po i kërkon Kosovës që të mos e luftojë krimin e

Deklarata e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell në lidhje me përplasjet e fundit në Mitrovicën Veriore nuk janë pritur mirë nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Përveç mesazhit për vetëpërmbajtje, Borrell shprehet në mesazhin e tij se “Kosova duhet të koordinohet me Serbinë për aksionet ligjzbatuese që ndërmerr në territorin e vet”.

“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që kërcënojnë stabilitetin janë të papranueshme”, shkroi Borrell.

Deklarata e tij bie ndesh me kërkesat që Brukseli i ka vendosur Prishtinës për liberalizimin e vizave. Mes kushteve është lufta kundër krimit të organizuar. Për çudi, Mitrovica Veriore përmendet në raportet e BE-së si një prej zonave më problematike në Ballkan ku krimi i organizuar ka gjetur strehë e nga ku koordinon të gjitha llojet e trafiqeve, që nga ajo e mallrave, deri te trafiku i qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike.

Në përpjekje për ta luftuar këtë paligjshmëri, Policia e Kosovës ndërmori një operacion mëngjesin e kësaj të premteje, që tha se nuk u shtri vetëm në Mitrovicën e Veriut, por edhe në Prishtinë, Pejë dhe zona të tjera të vendit.

Përpjekja për të përmbushur kushtin e lëvizjes së lirë për kosovarët, të vetmit që nuk e gëzojnë këtë lëvizje në rajon tashmë pengohet nga vetë BE. E thënë më thjeshtë, deklarata e Borrell mund të lexohet kështu: “Mos e rrezikoni stabilitetin duke luftuar krimin e organizuar”.

Deklarata e Borrell mund të kuptohej si spanjoll, meqënëse vendi i tij është një prej pesë shteteve të Bashkimit Europian që nuk e ka njohur ende Pavarësinë e Kosovës, por si përfaqësuesi më i lartë diplomatik i Bashkimit Europian ajo është krejtësisht e njëanshme.

Deklarata vendos në pikëpyetje dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku Borrell dhe BE udhëheqin ndërmjetësimin. Ajo vendos në pikëpyeteve vetë aftësinë e Bashkimit Europian për të zgjidhur problemet që ka në “kopshtin” e vet dhe ndoshta i jep të drejtë Donald Trump që e shpërfilli fare BE dhe uli “me forcë” Kosovën e Serbinë të nënshkruanin një marrëveshje, pavarësisht nga përmbajtja e saj apo sa është zbatuar dhe sa do të zbatohet./Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore