Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

BE-ja optimiste për Ballkanin, SHBA-ja kërkon që Serbia ta njohë Kosovën

BE-ja optimiste për Ballkanin, SHBA-ja kërkon që Serbia ta

Prej dy ditësh në Kosovë po qëndrojnë “emisarët” e BE-së dhe të SHBA-ve që kanë nisur bisedimet me drejtuesit e politikës kosovare për sa i përket nisjes së dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërsa emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shprehet se 2021-shi shihet potencialisht që të jetë vit i mirë për raportet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, zëvendësndihmës sekretari i Shtetit amerikan, Matthew Palmer është shprehur direkt se dialogu mes dy shteteve duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Këto qëndrime, në dukje jo të largëta mes BE dhe SHBA-së u dhanë gjatë një konference të përbashkët për median.

“Qëllimi parësor është që të përgatitet takimi i parë i nivelit të lartë, i cili do të mbahet pas pak ditësh. Takimet ishin të mira dhe në këtë vit ka potencial”, tha Lajçak.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se pas pak ditësh do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Lajçak në një konferencë për media, tha se qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sipas tij, brenda pak ditësh do të mbahet ky takim në Bruksel.

“Qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuciqit, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Prandaj programi fokusohet në katër takime kyçe, Bislimi, Kurti, Gërvalla… Këto takime kanë qenë të dobishme. Ka potencial që të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet me BE-në. Ka pasur një diskutim me 27 ministrat e jashtëm, më 22 qershor do të kemi dhe një diskutim tjetër, do të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor në tetor”, ka thënë Lajçak.

Nga ana e tij Palmer ka deklaruar se SHBA-ja e ka qëllim kryesor të dialogut njohjen reciproke dhe hapat në rrugën e anëtarësimit të të dy vendeve në BE, duke përsëritur se SHBA-ja është partnere e procesit dhe se “vizioni për rajonin është që të avancohet dialogu drejt arritjes së marrëveshjes finale”.

Ndonëse tha se nuk janë palë në dialog, por vetëm partner që si synim kanë avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

“SHBA- ja e mbështetë fuqishëm dialogun. Ne nuk jemi palë më dialog po partnerë duke punuar edhe me Beogradin edhe me Prishtinën. Bashkë do të mbështesim dhe avancojmë qëllimin e avancimit të tyre. Pres të punoj me Miron dhe ekipin e tij për të çuar para procesin dhe për të arritur procesin për progresin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Palmer.

Sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të dy kanë thënë se kjo u takon palëve të dialogut që të gjejnë zgjidhjen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore