Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Bashkia Belsh reagon ndaj Top Story, por fundoset sërish me tenderat për plehrat

Bashkia Belsh reagon ndaj Top Story, por fundoset sërish me tenderat

Disa ditë më parë, emisioni investigativ Top Story, zbuloi sesi bashkitë në vendin tonë kanë abuzuar financiarisht me menaxhimin e mbetjeve urbane, duke shumëfishuar artificialisht sasinë e mbetjeve. Kjo solli edhe reagimin e Bashkisë Belsh, e cila tha se dokumentari kishte pasaktësi me shifrat dhe se ishte përbaltur puna rigoroze e pastrimit të qytetit.

Top Story deklaroi se Bashkia Belsh ka tenderuar për 4 vite, në vitin 2016, rreth 8.2 milionë lekë të reja. Sipas kryebashkiakut Arif Tafani, ky tender është i pavërtetë, por Top Story po vë në dispozicion dokumentin e tenderit.

Bashkia Belsh reagon ndaj Top Story, por fundoset sërish me tenderat
Tender i Bashkisë Belsh, i viti 2016

Por ky nuk është problem i vetëm!

Bashkia e Belshit thotë se ka zhvilluar një tjetër tender, përgjatë vitit 2017-2020, me vlerë 23.7 milionë lekë të reja, për menaxhimin e 17.864 ton mbetje në total. Nëse e llogarisim për 3 vite, i bie rreth 6000 mijë ton/vit mbetje. Publikimi i këtij tenderi, thellon padashje edhe më tej abuzimin me fondet e menaxhimit të mbetjeve.

Top Story publikoi të dhënat e sasive të plehrave, që depozitohen nga Bashkia Belsh në landfillin e Elbasanit. Aty matet çdo ditë sasi e mbetjeve që vijnë nga bashkitë e qarkut të Elbasanit.

Sipas të dhënave, Bashkia Belsh depoziton rreth 150 ton/muaj mbetje, ose rreth 1800 ton/vit. Nëse llogarisim tenderin e shkuar, atë për 3 vite, Bashkia Belsh ka gjeneruar 5400 ton mbetje në total, por ndërkohë ka paguar për 17.864 ton mbetje, pra 3 fish më shumë para.

Bashkia Belsh reagon ndaj Top Story, por fundoset sërish me tenderat
Sasitë e mbetjeve që peshohen çdo muaj

Ky është një dëm ndaj buxhetit të shtetit, me mbi 8 milionë lekë të reja, ku vetë Bashkia Belsh e bën gabimisht publike.

Ndërkohë të njëjtën gjë ka bërë edhe për tenderin prej 5 vitesh, me një fond prej 410 milionë lekë pa TVSH, ose 49.254.648 me TVSH, siç e deklaron Bashkia Belsh.

Aty janë tenderuar për 13.825 ton mbetje ndërkohë që qyteti gjeneron jo më shumë se 9000 ton për 5 vite. Sërish një dëm financiar me rreth 4000 ton, ose 1/4 e buxhetit të alokuar.

Këto janë shifra zyrtare, që nuk i ka shpikur Top Story, por gazetarët tanë i janë referuar fakteve dhe kontrollit të dokumentacioneve.

Prandaj, më mirë sesa të paragjykoni emisionin Top Story, ne i kërkojmë Bashkisë së Belshit që të japë një sqarim, se ku kanë shkuara paratë për plehra që nuk ekzistojnë!Bashkia Belsh reagon ndaj Top Story, por fundoset sërish me tenderat

Bashkia Belsh reagon për Top Story

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore