Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Basha “vrau” babain politik Sali Berisha! Doktori "tradhëtohet" nga besnikë e tij

Basha “vrau” babain politik Sali Berisha! Doktori

Pas lajmërimit publik nga kreu i PD-së, Lulzim Basha se ish-kryeministri Sali Berisha është i larguar nga grupi parlamentar deri në sqarimin e çështjes, është mbledhur grupi i demokrat.

Në nisje të fjalës së tij, Basha është shprehur se ky vendim i marrë nuk është dakordësuar me ish-kryeministrit Sali Berisha. “Vendimi i marrë nuk është dakordësuar me Berishën”, ka thënë Basha.

Nderkohe në mbledhjen e grupit, deputeti i Vlorës Bujar Leskaj është shprehur kundër Bashës: Vendimi që more për përjashtimin e Berishës është i gabuar.

Edhe Flamur Noka  ka dalë kundër këtij vendimi të Bashës. “Me këtë vendim po mohojme historinë tonë të PD-së”, ka thënë Noka. Edhe Tritan Shehu ka dalë kundër vendimit të përjashtimit të Berishës.

Por në një dalje televizive Sali Berisha tha se Lulzim Basha duhet të konsideronte më parë dorëheqjen e tij e se sa të dorëzonte sovranitetin e PD.

Në një lidhje në telefonike Berisha tha: “Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elemnetare të një force politike të një shoqërie të lirë, nuk mund ta marr. Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka patur, por pavarësisht nga presioni mendoj se herë më parë do të konsideronte dorëheqjen e tij e se sa të dorëzonte sovranitetin e PD”.

Pas vendimit që ai dha për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Ish-kryetarja e Kuvendit gjatë qeverisjes së PD-së, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një thirrje të fortë kundrejt demokratëve, duke iu kërkuar atyre që ta përjashtojnë Bashën nga partia, tha Topalli.

Sipas Topallit, kreu i PD-së po punon kundër interesit kombëtar, por në veçanti edhe kundër partisë sepse ka shitur interesat e popullit opozitar. Duke e konsideruar Bashën si minuesin e demokracisë brenda Partisë Demokratike, Topalli shkruan se kryedemokrati ka vetëm një aftësi dhe ajo është shitja e çdo bashkëpunëtori.

Kujtojme se Lulzim Basha ishte jo vetëm i mbështeturi, por një produkt ekskluziv i Sali Berishës për të qenë në krye të PD. Por që në momentin kur Basha u zgjodh kryetar i partisë, Sali Berisha vërtetë nuk hoqi kurrë dorë nga Sali Berisha, por nga Lulzim Basha po.

 Përgjatë këtyre tetë marrëdhënia mes tyre është endur vërtetë si babai me djalin, ose më saktë mes dy miqve me diferencë moshe prej 30 vjetësh që bëjnë të njëjtën profesion, por duke qenë të brezave të ndryshëm rrallë kanë parë pika takimi. Tahme Berisha eshte me i vetem se kurre pa asnje anetare i cili i mbeshtet.

Por tashmë duket se Basha e “vrau” babain politik Sali Berisha, në momentin më të vështirë të tij, tashmë Sali Berisha është më I vetmuar si kurrë./Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore