Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombëtar

Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu rikthyer te vendi që dikur ai e cilësonte “vija e kuqe” e zjarrit dhe që përbetohej se do ta mbronte me çdo kusht. Bëhet fjalë pikërisht për zonën e ish-Teatrit Kombëtar ku sot lideri i opozitës iu rikthye për të prezantuar me komunitetin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit programin e PD-së për Artin e Kulturën.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi një kauzë disavjeçare për mos prishjen e Teatrit Kombëtar dhe pati mbështetjen e fortë të opozitës. “Nëse ky pushtet do t’i shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin tek çdo institucion i uzurpuar. Le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është thirrja ime ndaj qytetarëve shqiptarë, kjo është thirrja ime ndaj opozitës. Teatri është vija e kuqe. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”.

Kjo do të ishte deklarata e fortë dhe me tone kërcënuese që kryedemokrati Basha lëshoi disa ditë përpara 17 majit, të ditës së shembjes së Teatrit Kombëtar, dhe që ky akt u shoqërua me akuza brenda Aleancës së Artistëve se opozita nuk ishte prezent për të mbrojtur godinën.

Sot pas një viti, Basha u shfaq sërish me një premtim të ri dhe i mbajtur po aty në të njëjtin vend. Dhe ai është që të ndërtonte pikërisht Teatrit ashtu siç ka qenë dhe ky zotim sigurisht do të realizohej nëse ai do të ishte kryeministri i ri i pas zgjedhjeve të 25 prillit. Përveç kësaj ai u premtoi dërgimin përpara drejtësisë të atyre që e kanë shembur godinën.

Takimi i sotëm synonte të realizonte një “ngjizje” mes PD-së dhe Aleancës për Mbrojtjes së Teatrit, e cila u kris pas prishjes së godinës së Teatrit, por edhe mbi të gjithë dhe pas mos mbajtjes së ndonjë premtimi jo publik që përfaqësuesit kryesorë të kësaj kauze të ishin pjesë e listave të kandidatëve për deputetë. Kjo u duk qartë edhe për shkak se vetë dy përfaqësuesit e saj, regjisorët Edmond dhe Robert Budina shpërthyen me qëndrimet e tyre në natën e shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë të opozitës,  pikërisht në sheshin ku sot foli Basha.

“Unë nuk shquhem për tone të forta, as për metafora agresive, por çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet. Po ju them sot, se ky simbol nuk do të jetë thjesht një ngacmues i emocionit të dhimbjes për natën e errët të 17 majit, por do të jetë kujtuesi i përditshëm dhe i përnatshëm deri sa teatri të ringrihet siç ishte, aty ku ishte”, u shpreh Basha.

Por që ky qëndrim pati edhe paralajmërimin e Edmond Budinës se nëse nuk e mban këtë premtim, atëherë ato do t’i dalin kundër, një sprovë edhe për vetë Aleancën. Ndërsa ky takim dukej se e zhvendosi qëllimin e PD-së, pasi vëmendja u përqendrua te Teatri Kombëtar dhe mbi të gjitha te maketi që Bashës ia bënë dhuratë përfaqësuesit të Aleancës.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore