Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Basha drejt rikthimit? Shfaqet në foto me grupin anti Berisha

Basha drejt rikthimit? Shfaqet në foto me grupin anti Berisha

Ikja e Lulzim Bashës la shumë pikëpyetje pas, më e madhja nëse dorëheqja e ish-kryetarit kishte apo jo biletë kthimi.

Një foto ku Enkelejd Alibeaj shfaqej entuziast, jo vetëm me deputet te zonës së veriut, por edhe me Lulzim Bashën, i cili e ka fituar mandatin nga lista e Tiranës, provokoi sërish demokratët nëse ish-kryetari po përgatit rikthimin duke nisur nga “kalaja” e Krujës”. Enkelejd Alibeaj nuk ndihmoi shumë në qartësimin e  enigmës.

“Takimi i djeshëm ka qënë me kryetarët e degëve të zonës së veriut, por këtë javë do të ketë me krerët e PD-së të zonës së jugut. Është momenti tani që të gjitha strukturat e PD, kryesia, këshilli kombëtar dhe kolegji i kryetarëve, të bëhemi gati me atë që është përballja me procesin zgjedhor lokal”, tha Alibeaj.

Çështja nëse dy grupimet në Partinë Demokratike do të përdorin apo jo zgjedhjet lokale si një moment për t’u bashkuar është kthyer në një puzzel disi të ngatërruar. Enkelejd Alibeaj, pas kuvendimit te Krujës, duket se ka hequr dorë nga një përkufizim i para dy javëve, kur fliste për mundësinë e kandidatëve të përbashkët.

“Nëse me pyesni mua, unë jam për të dalë me kandidat të demokratëve. Edhe te Berishës? Të heqim dorë nga etiketimet nëse janë të njërit apo tjetrit”, është shprehur Alibeaj në emisionin “Pa censurë”.

Sot, pas mbledhjes me deputet që e ndjekin, Alibeaj jo vetëm nuk foli për kandidatë të përbashkët apo për mundësinë e pjesëmarrjes në primare, por ka përdorur si argument statutin e PD përpara Kuvendit të Sali Berisha, që e ndryshoi atë.

“Do ulesh me zotin Berisha? PD ka strukturat e saj dhe modusin e saj, në statusin e saj dhe rregulloren e saj për këtë përgjigjem unë”, tha Alibeaj.

Berisha u shfaq i pashqetësuar nga lëvizjet e Bashës dhe Alibeajt.

“Nuk me impresionojnë takimet e Bashës, të sqarojë punën e lobimit rus”, tha Berisha.

Deputetëve demokratë u ka sosur durimi. Mungesa e zgjidhjes nga lidershipi dhe zgjedhjet lokale pas dere kanë bërë që t’i ushtrojë presion drejtësisë për hallet e partisë. Dashnor Sula dhe Sajmir Korreshi i kërkuan grupit që të zhvendosë   mbledhjet te dyert e gjykatës së Apelit. Nuk ka rëndësi në cilën anë shkon peshorja e drejtësisë, demokratët duan zgjidhje para zgjedhjeve lokale.

“Do i bëj thirrje të gjithë deputetëve të opozitës të jemi para gjykatës së apelit nesër ose pasnesër, Jo. Nuk na intereson se në ç’krah është vendimi i gjykatës së Apelit por na intereson shpejtësia që të mos jemi në këtë agoni”, tha Dashnor Sula.

“Nuk jemi të interesuar për vendimmarrjen se sa për shpejtësinë e vendimmrrjes për zgjidhjen e artificës që ka mbërthyer opozitën për t’i dhënë drejtimin e duhur, ne nuk do donim të hyjmë në zgjedhje vendore me dy kandidat ose që kandidatët tanë mos të regjistrohen në siglën e PD. Ne nuk na gjykon çfarë vendimi jepet, por duam shpejtësi. Edhe po të ishte shtatzënë, do kishte lindur tani se kanë kaluar 7 muaj”, tha Sajmir Korreshi.

Situata e paqartë juridike ka lodhur demokratët, të cilët kërkojnë që ndarja partiake të hidhet pas krahëve dhe të dilet me kandidatë të përbashkët. Në mungesë të vendimmarrjes nga koka, gjykata do të qartësonte më shumë situatën.

“Të gjithë deputetët kemi një mendim që të jemi me kandidatë të përbashkët, por një pikënisje është vendimi i gjykatës se apelit pasi kthjellon shume gjëra, edhe bazën poshtë. Nëse do jenë kandidat në mënyrë të njëanshme do të ketë problematikë të madhe, ky vendim është me rëndësi”, tha Dashnor Sula./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore