Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i Skraparit”

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si

Një tjetër lëvizje e fortë po ndodh në qarkun e Beratit, përkatësisht në Skrapar, që njihet si bastioni politik i Ilir Metës.

Pas largimit nga LSI të Nasip Naços, ish-ministrit të partisë së Metës, sot është shpallur “qytetar Nderi i Skraparit”, Spartak Braho, i cili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit të Republikës.

Këshilli i Bashkisë Skrapar vendosi sot të vlerësojë me titullin “Qytetar Nderi i Skraparit” deputetin Braho me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror në mbrojtje të vlerave historike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe të rënëve në këtë luftë, promovimit të vazhdueshëm të atdhetarizmit përmes lartësimit të figurave të shquara të Skraparit e më gjerë, si dhe traditave që i kanë dhënë nder dhe dinjitet në çdo kohë krahinës së Skraparit”.

Motivacioni flet vetë, pasi kanë prekur atë pjesë që Ilir Meta ka tentuar që ta mbrojë si trashëgiminë e tij politike, si bazë e luftës Nacionalçlirimtare dhe përkrahës i dëshmorëve të saj, që i ka dekoruar së fundmi.

Spartak Braho, edhe pse me origjinë nga Skrapari, veprimtarinë më të rëndësishme politike e ka pasur në Durrës, ku ka qenë edhe një nga drejtuesit e PS-së, e më pas të LSI-së.

Braho, i cili ka në xhep diplomat e gazetarisë dhe atë të juristit, thirret me nofkën “Baba Taku:, të cilët ja ka ngjitur Meta, kur ishte një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Deri në 2017, Braho ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Metës, madje në vitin 2011, pas videos Meta-Prifti, “Baba-Taku” përveç mbrojtjes në publik shantazhoi ish-akuzuesin e Metës me “çantën e zezë” ku ai kishte fshehur sekretet që po t’i publikonte do të bëhej nami.

Në vitin 2013, Braho u zgjodh si deputet i LSI-së në listat e PS-së, si “peng njerëzor” i marrëveshjes ndërmjet Edi Ramës dhe Ilir Metës. Por me kalimin e votive, “Baba Taku” u afrua më shumë pranë Ramës duke ju larguar Metës. Në fillim u emërua si këshilltar i Ramës, por pas vitit 2017, ai zuri vendin e Saimir Tahirit në listën e Tiranës.

Nderimi nga bashkia e Skraparit, duket edhe si një lëvizje për tu afruar tek vendlindja e Ilir Metës, për të krijuar një mundësi më shumë për një përplasje me LSI-në.

Përplasje që deri tani Meta, edhe pse e ka shpallur fuqishëm me PS-në e Edi Ramën, ka evituar një betejë me “baba-Takun”/GazetaShqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore