Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Athina rihap çështjen e Detit me Shqipërinë: Dendias, i “kujton” Tiranës votën për në BE

Athina rihap çështjen e Detit me Shqipërinë: Dendias, i

Greqia ka rihapur çështjen e marrëveshjes së Detit me Shqipërinë. Shefi i diplomacisë i vendit fqinj, Nikos Dendias, në një intervistë të gjatë për gazetën e Athinës Eleftheros Typos, deklaroi se zgjidhja e çështjes së mbetur pezull me Shqipërinë do të zgjidhet, duke pasur si kontekst prespektivën europiane të Shqipërisë, gjë që parashikon qartë një përdorim të së drejtës së vetos, për të kushtëzuar Tiranën zyrtare.

Edhe se e thënë në mënyrë diplomatike, përmendja si kontekst është mjaft e qartë. Pyetjes së gazetarit: “Kryeministri i Shqipërisë ishte së fundmi në Athinë. Në cilën pikë janë diskutimet me vendin fqinj për caktimin e kufijve të Zonës Ekskluzive Ekonomike?”, kryediplomati grek u përgjigj:

“Zgjedhja e Greqisë është caktimi i kufijve të shelfit kontinental dhe EEZ, në bazë të së Drejtës Ndërkombëtare, me të gjitha vendet fqinje. Pra, me Shqipërinë, ne duam ta zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt që të jetë e mundur. Siç deklarova kohët e fundit në Parlament, në debatin për ratifikimin e marrëveshjeve të demarkacionit detar me Italinë dhe Egjiptin, shpresoj që hapi tjetër të jetë nënshkrimi i një marrëveshjeje me Shqipërinë. Më lejoni t'ju kujtoj se ne kishim nënshkruar një marrëveshje në 2009, por në fund të fundit ajo nuk vazhdoi për arsyet e njohura", tha Dendias.

 

Më tej kryediplomati theksoi se se "shpresoj se së shpejti do të jemi në gjendje të kapim përsëri fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë një rezultat që do të kënaqë të dy palët. Kjo është e rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit tonë fqinj, të mbyllim të gjitha çështjet e hapura, pasi kjo automatikisht do të çojë në një azhurnim të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe do të jetë në të mirën e të gjithëve”.

Rama dhe kryeministri grek Mitsotakis u takuan për të fundit në Athinë. Pjesë diskutimeve ishte pakti i ri detar. Mes opozitës dhe mazhorancës në Shqipëri ka nisur një debat i ashpër për paktin detar, ku PD po akuzon Ramën për fshehje të negociatave me palën greke./GazetaShqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore