Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Asnjë ndryshim nga opozita e shkuar/ PD shumë grupe parlamentare dhe askush nuk e ka mëndjen ti bëj ballë Ramës

Asnjë ndryshim nga opozita e shkuar/ PD shumë grupe parlamentare dhe

Tiranë- Tashmë partia Demokratike nuk ka ndonjë ndryshim të madh me opozitën e një viti më parë. Lulzim Basha pasi humbi në zgjedhjet e 25 prillit, kënaqi aleatët duke i dhënë deputet për të formuar grupe parlamentare, përjashtoi edhe 4 deputetë mbrëmjen e djeshme me në kryes Sali Berishën dhe u pezullluan 6.

Në zgjedhjet e 25 prillit partia demokratike me Lulzim Bashën bashkë me aleatët fituan 59 mandate deputetësh. Nga këto 7 janë mandate të aleatëve: 3 janë të PDIU, Dashamir Shehi i LZHK, Fatmir Mediu i PR-së, Vangjel Dule i PBDNJ-së, Agro Duka i PAA-së

Pa aleatët PD kishte 52 deputetë, por me vendimin e djeshëm të kryesisë së PD-së, grupit parlamentar iu përjashtuan dhe pezulluan 10 deputetë duke mbetur 42 deputetë. Nga këto 42 deputetë të mbetur në PD, kundër Lulzim Bashës kanë dalë kundër 15 të tjerë.

Por disa prej tyre kanë qenë me fat, që nuk kanë qenë krah Berishës në Komisionin e Rithemelimit e as aktivë në organizimin e protestës së 8 janarit, i kanë shpëtuar fshesës së Lulzim Bashës. Deputetët fatlumë janë: Sorina Koti, Isuf Çela, Bujar Leskaj, Luçiano Boçi, Tomor Alizoti.
Deputetët kunder Bashes:

1.Flamur Noka Perjashtuar

2.Edi Paloka Pezulluar

3. Tritan Shehu Pezulluar

4. Albana Vokshi Perjashtuar

5.Luan Baçi Pezulluar

6. Oerd Bylykbashi Pezulluar

7. Bujar Leskaj (Pa masë)

8.Luciano Boçi (Pa masë)

9.Belind Këlliçi Pezulluar

10.Sali Berisha Perjashtuar

11.Isuf Celaj (Pa masë)

12 Sorina Koti (Pa masë)

13 Edmond Spaho Perjashtuar

14 Agron Shehaj Pezulluar

15 Tomor Alizoti(Kunder te dyve)

Javen tjeter nis kuvendi

Ata do të qëndrojnë të pezulluar deri në momentin që do të reflektojnë për atë se çfarë ndodhi në protestën e 8 janarit në selinë e PD.
Siç duket nga panorama e mësipërm opozita e Bashës nuk ndryshon shumë nga opozita e një viti më parë, ku ligjvënës ishin, Kujtim Gjuzi, Selami Jenisheri etj. Edhe në parlamentin e shkuar kishim shumë grupe paralamentare dhe shumë deputetë të cilët përfituan, pas vendimit të Bashës për djegien e mandateve./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore