
Ashpërsohet dekriminalizimi: Ligji i ri në Parlament që bllokon zgjedhjen për të dënuarit edhe në 9 shtete të tjera
Një amendament i rëndësishëm është paraqitur në Kuvend nga deputeti Vasil Sterjovski, i cili ndryshon ligjin e dekriminalizimit të vitit 2015.
Në amendament kërkohet që të rritet numri i shteteve ku të zgjedhurit janë dënuar apo ndjekur penalisht. Në ligjin aktual flitet për vendet anëtare të Bashkimit Europian, por drafti i Sterjovskit ka shtuar edhe vendet e Ballkanit, por edhe shtete që nuk janë anëtare të BE-së.
Teksti ndryshon e bëhet se “ndalohet të zgjidhen në organet e shtetit personat që janë dënuar me vendim të formës së prerë nga autoritetet gjyqësore të një vendi anëtar të BE-së, SHBA-së, Australisë dhe vendet europiane që nuk janë anëtare të BE-së si Zvicra, Norvegjia, Islanda, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë Hercegovina dhe Kosova”.
Ndalimi i zgjedhjes bëhet edhe për ata persona, për të cilët ka një dëbim nga të gjithë këto vende.
Sterjovski, është i zgjedhur nga listat e LSI-së në zgjedhjet e vitit 2017, por që më pas ka kaluar me PS-në. Sipas të gjitha gjasave, ky amendament bëhet edhe për të ndëshkuar ish-bashkëpunëtorin e tij, ish-kryetari i komunës Pustec, Edmond Themelko, i cili është dënuar nga një gjykatë në Maqedoninë e Veriut, për manipulim të votave në favor të VRMO-DPMNE-së kur ajo udhëhiqej nga Nikolla Gruevski./GazetaShqip
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Fiaskoja e vaksinimit në Europë
Historia e plotë >


Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit
Historia e plotë >
“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”
Historia e plotë >

Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Zbulohet dokumenti/ Ja tre opsionet e zgjidhjes së Kosovës nga SHBA e BE...
Historia e plotë >
Kur Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës” në...
Historia e plotë >
Hapen shkollat në vendin tonë, ja si u ulën nxënësit (FOTO)

Covid/ Mjeku gjerman: Pse BE vonoi miratimin e vaksinës, kur pritet kthimi në normalitet

Eksperti tregon masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

