Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Arsyet politike përse opozita çalon në matematikë

Arsyet politike përse opozita çalon në matematikë

Ka disa kohë që po qarkullojnë meme humoristike që i referohen gafave të disa drejtuesve të PD-së në lidhje me shifrat dhe interpretimin matematikor të politikës opozitare.

E nisur me 7x7=45 të Bashës, më pas 6 nga 4 biznese, e për të ardhur tek ajo e Gazmend Bardhit mbrëmë që mblodhi  12 me 35 dhe i nxori 37, që tashmë janë më populloret nga memet humoristike, por që përtej faktit grotesk, kemi të bëjmë realisht me një fenomen që brenda është politik dhe mjaft serioz.

Opozita shqiptare, e përkatësisht detashmenti i Partisë Demokratike ka në drejtim e përbërje individë që në CV-në e tyre janë vajza e djem të shkolluar madje me rezultate të mira. Këtu nuk është problemi që kemi të bëjmë me një deficencë akademike të lidershipit opozitar, përkundrazi.

Por, çështja këtu shtrohet tek një fenomen që duhet trajtuar në lidhje me pjekurinë politike të një apo disa kauze apo diskursit politik.

Mund të thuhet hapur se ka një tendencë sipërfaqësore të shtrimit të çështjeve nga ana e politikës, jo vetëm opozitare, por në këtë rast, janë bërë lajm me lapsuset e tyre.

Gafa e broçkulla gjen pa pushim dhe janë në rrjet edhe të përfaqësuesve të mazhorancës, edhe të deputetëve, madje edhe të ministrave që ngatërrojnë shpesh me dashje lekët me eurot, lekët e reja me ato të vjetra etj, etj.

Pasi në Shqipëri, politika në përgjithësi nuk është serioze në komunikimin e saj publik, nuk është e përgjegjshme se përballë kanë njerëz që gjykojnë dhe kanë të drejtë të bëjën fact check-ing të deklaratave dhe qëndrimeve të tyre.

Shifrat, janë një gjë shumë serioze, sidomos kur artikulohen nga politika, pasi mbi bazën e tyre argumenti merr një fuqi reale dhe bëhet më i prekshëm.

Politikanët, mund të mos jenë të gjithë gjeni në matematikë dhe në statistikë, ndaj këtë punë përgjithësisht edhe në botë nuk e bën çdokush por kush është i aftë dhe specialist i matematikës apo llogaritjes statistikore.

Para disa vjetësh, kur flitej për financë dhe ekonomi në partitë politike; mazhoranca dhe opozitë; ishin vetëm disa emra, kryesisht specialistë adapt në financë dhe që dëgjoheshin me vëmendje. Flisnin pasi kishin bërë “harxhet” mirë e mirë me laps e letër dhe jo përditë.

Kurse tek ne, kryesisht nga opozita, e cila është edhe protagoniste e daljes në publikë çdo minutë me shifra, kjo çështje është kthyer në një lojë kungulleshke; jo thjesht, po sa 100, jo 100, po sa 400 milionë. Dhe pastaj del pala tjetër i konteston dhe publiku nuk merr vesh asgjë.

Si çështja e trajtimit të mbetjeve, ku PD thotë se flitet për 400 milionë euro, duke ju referuar kontratës 30-vjeçare që impiantin e Tiranës që aplikon një tarifë prej 29 eurove për ton.

Një llogaritje e thjeshtë duke ju referuar 700 tonëve mbetjeve në ditë që përgjithësisht përpunon bashkia Tiranë për 30 vjet për 29 euro për ton, shifra totale shkon tek 222 milionë euro e 285 mijë.

Nëse e heqim investimin prej 128 milionë eurosh, atëherë i bie që koncesionari fiton jo më shumë se 90 milionë euro për 30 vitet e ardhshme, e jo 400 milion siç propagandon Basha.

Megjithatë, kjo është vetëm një veprim i thjeshtë në lidhje me shifrat, pasi për çdo llogaritje në çështje të caktuar nevojitet një ekspertizë e gjerë dhe analizë e detajuar. Matematika, nuk është retorikë, e as mund të jetë propagandë..

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore