Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Arsyeja pse Yuri Kim i mbylli shtegun PS-së për të rihapur marrëveshjen e 5 qershorit

Arsyeja pse Yuri Kim i mbylli shtegun PS-së për të rihapur

Lulzim Basha duket se ka arritur fitoren e tij politike të rëndësishme me qëndrimin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, se nuk duhet t’i rikthehen sërish marrëveshjes së 5 qershorit.

Është një aset i rëndësishëm politik për opozitën, thuajse i njëjtë me ligjin e Dekriminalizimit, që në atë kohë ja dha Donald Lu ta shkruajë siç donte PD, mjafton që të votonte e të qëndronte luajale me reformën në drejtësi që do të vinte më pas.

Me deklaratën e ambasadores amerikane u bë e qartë tashmë se nuk mund të preket në asnjë nen drafti që u miratua nga palët. Draft që do të duhet të votohet i plotë në Parlament. Në fakt ka një hapësirë për listat e hapura, që të votohet jashtë marrëveshjes, si variant që i lihet në dorë forcave politike, por sipas gjasave edhe ky aspekt nuk do të jetë i lehtë, madje duket i pamundur që të negociohet.

“5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit.

Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton sepse kur njerëzit asin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi

ynë i menjëhershëm është shumë specik.  Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Po them

që marrëveshja, 5 qershori, është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri”.

Kjo ishte deklarata e ambasadores së SHBA në intervistën për Neës 24, që duket se i ka lënë Lulzim Bashës, mundësinë për të arritur marrëveshje me opozitën parlamentare dhe jo mazhorancës, e aq më pak deputetëve që e kërkojnë atë.

Duket se pikërisht me këtë logjikë, përkthehet dhe takimi i beftë i ambasadores me Taulant Ballën dje, e sipas gjasave i ka kërkuar mazhorancës që të mos provokojë e nervozojë PD-në.

Tashmë thelbi është që të futet opozita e dalë jashtë sistemit në institucione, kjo duket prioriteti, të tjerat konsiderohen si manovra politike. Natyrisht jashtë orbitës që mbulon ambasada amerikane.

PS kërkonte që me një gur të vriste dy zogj, të hapte listën, duke i future në sherr pjesët e të djathtës së ndarë, e nga ana tjetër të mos lejonte koalicionet, çka është një favor i rëndësishëm për mazhorancën e Edi Ramës në zgjedhjet e ardhshme.

Ambasadorja Amerikane, nuk i ka lejuar asnjërën, duke i dhënë një koncension të artë Lulzim Bashës, e jo vetëm për të rigrupuar votat opozitare, por natyrisht për të mbajtur qëndrimin e duhur pas zgjedhjeve të 2021, edhe nëse nuk fiton. Duket se kështu duhet lexuar ky qëndrim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore