Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova&Bota

Arrihet pakti/ Takimi Ahmeti-Zaev: Ministritë që shqiptarët marrin si këmbim të kryeministrit

Arrihet pakti/ Takimi Ahmeti-Zaev: Ministritë që shqiptarët

Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev kanë arritur marrëvesjen përfundimtare për qeverinë e re duke ndarë në një formulë të re qeverisjen e vendit.

Siç mësohet Ali Ahmeti do të ketë përveç kreut të Kuvendit, edhe ministrine e Brendshme dhe Financave, ministërinë a për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Ministrinë e Ekologjisë dhe, Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Lëvizja Besa që është në koalicion me LSDM do të ketë një rol ministror, ndërkohë që Aleanca e Zijadin Selës ka përgatitur edhe një skenar ekstrem siç është bojkoti i Parlamentit. Por gjithsesi vendimet politike pritet që të diskutohen edhe në forumet përkatëse partiake..

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi ka propozuar që deputetët e koalicionit “Tash është koha” të bojkotojnë punën e Kuvendit. Ai këtë propozim e ka hedhur si një hap të radhës të koalicionit ASH-AAA.

“Me aministriminn e institucioneve shtetërore, BDI-ja e vodhi vullnetin e fitores së 82.000 përkrahësve të pathyeshëm dhe të pamposhtur të koalicionit “Tash është koha”. E mashtruan popullin (edhe një herë për të satën herë) se synimi i vetëm dhe vija e kuqe e tyre është kryeministri shqiptar. Përskaj bindjes publike se kjo ishte mashtrim i radhës, koalicioni “Tash është koha” publikisht u zotua se nëse e bëjnë kryeministrin shqiptar, pa asnjë kusht do ta votojmë ate. Por, tash edhe shqiptarët më skeptik po binden se VIJA E VËRTETË e kuqe e BDI-së është ruajtja e interesave te ngushta të disa personave të kapur nga sistemi shtetëror. PËRFUNDIMISHT…!!!", shprehet Rexhepi.

Më tej ai thekson se "nëse brenda ditëve në vijim, gjërat nuk ndryshojnë në favor të shqiptarëve, unë do t’i propozoj kryesive dhe kryetarëve të koalicionit “Tash është koha” që të bojkotohet puna e kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me këtë t’u bëhet në dijeni të gjithëve brenda dhe jashtë shtetit se nuk mund të luhet me dinjitetin politik shqiptare. Sëpaku, nuk do të kisha dashur të jemi bashkëhisetar në mashtrimin, krimin dhe vjedhjen e demokracisë te shqiptarët".

Arrihet pakti/ Takimi Ahmeti-Zaev: Ministritë që shqiptarët

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore