Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Arrestimet në Gjykatën e Krujës/ Dalin fotografitë e gjyqtares Hoxha dhe përgjimet: Nesër do t'i jap kafen...

Arrestimet në Gjykatën e Krujës/ Dalin fotografitë e

SPAK vuri ditën e djeshme në pranga Gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxhën si dhe avokatin Aldo Tabaku. Po ashtu në pranga kanë rënë edhe 8 persona të tjerë të akuzuar për korrupsion.

Nga ky hetim disamujor u grumbulluan prova të nevojshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, si dhe në atë të shëndetësisë.

Ndërkohë Top Channel ka siguruar disa nga pamjet e këtij skandali në Drejtësi, ku edhe pse është e ndaluar me ligj gjyqtarja dhe avokati janë takuar më njëri-tjetrin, jashtë orarit të punës dhe jashtë gjykatës. Tabaku dhe Hoxha u përgjuan dhe fotografuan për disa muaj.  Ata në foton e siguruar nga Top Channel shihen pranë njëri tjetrit në një ambient të jashtëm, ndërkohë në një foto tjetër ata shihen teksa shkojnë në banesën e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, si edhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, etj., parashikuar nga nenet 245/1, 319/ç, të Kodit Penal.

Kujtojmë se Hoxha u arrestua dje rreth orës 09:00, teksa po zhvillonte seancën gjyqësore, e cila pritej të përfundonte me lirimin e të dënuarit, Saimir Petani. Ata përdornin një skemë korruptive ku të dënuar të ndryshëm zgjidhnin Aldo Tabaku ku sipas SPAK ky i fundit me lidhjen që kishte me gjyqtaren Hoxha ndikonte për ulje dënimi por edhe lirim të të burgosurve. Po ashtu rrjeti ishte zgjeruar edhe me sekretaren Emanuela Mallkuci e cila ndërhynte te shorti, me qëllim që kjo çështje gjyqësore të përfundonte në duar e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Po ashtu të përfshirë ishin edhe eksperti  mjeko ligjor ku paraqisnin dokumente dhe raporte të rreme.

Në datën 19.06.2020 në Gjykatën e Krujës është zhvilluar një seancë gjyqësore lidhur me kërkesën e bërë nga Gentjan Nezaj për lirimin para kohe me kusht të vëllait të tij, Gazmir Nezaj.

Në datë 5 qershor 2020 Gentjan Nezaj kërkon aplikim të dënimit alternativ dhe gjyqtare rezulton në short Enkelejda Hoxha, pjesë e skemës së lirimit të të burgosurve kundrejt miliona eurove.

Për lirimin e Gazmirit është diskutuar shuma prej 15 mijë eurove. Por kërkesa është rrëzuar për Gazmir Nezajn dhe nuk u aprovua  lirimi i tij. I vëllai i të burgosurit nuk i siguroi dot 15 mijë euro dhe kështu nuk u dha vendim në favor të tij.

Përgjimet ku është i përfshirë Aldo Tabaku:

Isuf Tabuzi: O Aldo si të kam mor?

Tabuzi: Ca bëhet andej bëre gjë për atë mikun?

 Tabaku: Tashti fillon gjyqi pa merak.

Gazmir Nezaj flet në telefon me një shtetas që i thotë: Nesër do takoj sekretaren t’i jap kafen.

Por personi R.H. i thotë: Nuk është mirë t’ia japim direkt.

Gazmir Nezaj: Do ia jap asaj se më ka mbaruar edhe 2 tre punë të tjera, pastaj njëlloj janë ato bashkë.

Ndërkohë një përgjim tjetër zbulohet:

Në bisedë konfirmohet se : “ Do të bëhet gjyqi, po do të shtyhet se nuk pranoj ajo gjoja.. Gjyqi edhe të hënën dhe një herë, po prapë e merr kjo, po o them që …a je ka më kupton”.

Pra del qartë se sipas Gazit gjyqi iu shty pasi nuk pranoi Enkelejda Hoxha duke pasur parasysh gjyqtaren.

Pjesë nga përgjimi më datë 19/06.2020:

Shtetasi R.H (Romi) komunikon me Gazmi Nezaj:

Gazi: Hic mo, ata, se ai… së vëllai im është gomar shoku, për kështu budaliqesh, ca kishte, ai kishte fol për aty, do të kryej punë unë me këtë dhe do të kryej punë me atë, eee ke pararsyshë, edhe i tha ai ta shtyjmë gjyqin dhe duhet me ndrru krejt katin duhet me ik prej aty tha se …ju ka në shpinë SHIKU.

R.H.: Po fëmijë është ky që bën nga ato muhabet?

Gazi: Q** Nënën. Sdi ca me thënë. Edhe ne ka rrim aty në këmbë një grue me maskë u afrua me telefon po ky avokati biri i k** aty jashta ddhe i tha pse je ka filmon?  jo tha ajo kam hallet e mija, edhe ju vu ky nga mbrapa në këmbë duke e ndjek nga po shkon edhe nga gjykata iku me makinë në Krujë edhe iku poshtë edhe e shtymë gjyqin.

Gazi: Do të bëhet gjyqi, po do të shtyhet se nuk pranoj ajo gjoja u bë gjyqi edhe të hënën edhe një herë po prapë e merr kjo. Po po them që… a je ka më kupton të hënën tjetër edhe u kry kjo punë këto budalliqe.

Gazi: Gjithçka u bë …me rregulla ai fliste budalliqe kot i bën mullar kot pa dit gje, ca bone ti?

Gjatë përgjimeve, avokati Aldo Tabaku ka konstatuar një pjesëtar të grupit të vëzhgimit dhe ka dyshuar se po përgjohet. Në këto zhvillime seanca është shtyrë.

Arrestimet në Gjykatën e Krujës/ Dalin fotografitë e

E kthyer në simbolin e gjyqtarëve që hapin dyert e burgut për të dënuarit e përjetshëm,  Enkelejda Hoxha ra në rrjetat e SPAK së bashku me nëntë persona të tjerë që në bashkëpunim me njëri-tjetrin po tentonin të hapnin dyert e qelive për një tjetër të dënuar në Fushë Krujë.

Gjyqtarja , eksperti mjeko ligjo, avokati , kryesekretarja e gjykatës dhe familjarët e të dënuarit Saimir Petani, u bënë bashkë me qëllimin për t’i zbutur atij dënimin. Duke shfrytëzuar afrimitetin me Enkelejda Hoxhën , avokati Aldo Tabaku sipas përgjimeve të SPAK se ka ndikuar tek gjyqtarja Hoxha e cila nën këtë influence  i zbriti të dënuarit 6 muaj burgim, për shumën e 6 mijë eurove.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë më herët  ka bërë kërkesë për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;

Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.

Arrestimet në Gjykatën e Krujës/ Dalin fotografitë e

Arrestimet në Gjykatën e Krujës/ Dalin fotografitë e

Arrestimet në Gjykatën e Krujës/ Dalin fotografitë e

Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;

Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;

Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal./Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore