Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Apeli i GJKKO-së merr VENDIMIN, rikthehet në burg ish-deputeti Alqi Bllako

Apeli i GJKKO-së merr VENDIMIN, rikthehet në burg ish-deputeti Alqi

Vetëm pas disa javësh në arrest shtëpie, ish-deputeti Alqi Bllako do të rikthehet sërish në burg.

Kujtojmë se disa ditë më parë, me dyshimin se Bllako mund të ndikojë në marrjen e provave dhe te persona të tjerë, SPAK kundërshtoi në Gjykatën e Apelit lirimin e tij.

Në kërkesën e apelimit të SPAK, përmendej gjithashtu rreziku se Bllako mund t’i largohet drejtësisë dhe t’i shmangej një dënimi të mundshëm.

Nga ana tjetër bëjmë me dije se Bllako u arrestua për korrupsion dhe për shpërdorim detyre së bashku me nëntë persona të tjerë të dyshuar për aferën gati 5 milionë euro të inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit.



Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore