Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ankimi dhe përsëritja e zgjedhjeve, PD ia beson zyrës avokatore të ish-ministrit të Drejtësisë?!

Ankimi dhe përsëritja e zgjedhjeve, PD ia beson zyrës avokatore

Më një makinë furgon ngjyrë të bardhë me logon e PD-së u parkua pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Makina mbante brenda dosjet voluminoze për të cilat Partia Demokratike pretendon se janë kryer manipulime të votave dhe që kërkon rishikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit.

Partia Demokratike paraqiti sot zyrtarisht kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në 9 qarqe të Shqipërisë.

Në të bëjnë pjesë Tirana, Berati, Elbasani, Durrësi, Korça, Gjirokastra, Shkodra, Vlorë dhe Fier. Pjesë e ankimimeve është edhe qarku Shkodër ku PD-ja ka dalë fituese dhe kjo duket e çuditshme.

Ndërsa ka lënë pa ankimuar tre qarqet e tjera ku ka dalë fituese, si në Kukës, Dibër dhe në Lezhë.

“Nga angazhimi i shtetit dhe administrates, tek tenderat, punësimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme për të blerë vota. Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek përdorimi i bandave për të blerë vota dhe kërcënuar qytetaret nën mbrojtjen dhe mosveprimin e policisë dhe prokurorisë. Nga ndryshimet antikushtetuese te Kodit Zgjedhor, tek ndryshimet me urdhër politik të fletës së votimit  që sollën zhvleftësimin e 83 mije votave baraz me afërsisht 8 deputetë. Nga pamundësimi i votës së emigranteve tek karantina 14 ditore për të penguar emigrantët të vijnë fizikisht për të votuar”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Padia u depozitua në KQZ në emër të PD-së, Marinela Ziu dhe Marash Logu. Po kush janë këto dy përfaqësues të PD-së. Marinela Ziu është avokate pranë PD-së. Ndërsa Marash Logu njihet si përfaqësues i lëvizjes Guxo. Ai mësohet se ka qenë i punësuar në zyrën avokatore Halimi Laë and Tax. Është pikërisht kjo zyrë që drejtohet nga ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ish-deputet i PD-së dhe ish-ministër i Drejtësisë.

Kështu PD-ja duket se ia ka besuar procesit e ankimit të zgjedhjeve pikërisht ish-ministrit të Drejtësisë, Halimi, i cili më parë mori një pjesë post të rëndësishëm nga Basha përpara votimeve parlamentare.

Në mars, Basha do ta emëronte Halimin si koordinator të kryetarit të PD-së Lulzim Basha për procesin zgjedhor 2021. Ky emërim do të thotë se lidershpi i PD-së nuk po ia beson këtë proces sekretariatit për Çështjet Zgjedhore apo atij Ligjore në PD-së, si Ivi Kaso apo dhe Çlirim Gjata, por Halimit, me disa prej ish-përfaqësuesve të tij të studios ligjore avokatore./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore