Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ancelotti, Guardiola, Elton John dhe Claudia Schiffer / Artistë e futbollistë iu shmangën taksave

Ancelotti, Guardiola, Elton John dhe Claudia Schiffer / Artistë e

Shmangia e taksave nuk është hobi vetëm i politikanëve dhe biznesmenëve. Edhe sportistë dhe artistë figurojnë në dosjen e “Pandora Papers”, me një shtrirje gjeografike nga Koreja e Jugut deri në Argjentinë.

Trajnerët Carlo Ancelotti e Pep Guardiola, këngëtarët Elton John, Julio Iglesias e Shakira, modelja Claudia Schiffer, futbollisti Angel Di Maria dhe grupi muzikor “Swedish House Mafia”, që të gjithë përmenden në këto dosje.

Ancelotti shfaqet për një llogari të fshehur gjatë periudhë kur drejtoi për herë të parë Realin e Madridit, në 2013-2015, Guardiola ndërkohë figuron në listë për një llogari bankare të padeklaruar në Andorra nga viti 2003 në 2012.

Elton John e Julio Iglesias dyshohen se kanë përdorur llogari të kompanive të regjistruara në parajsa fiskale për t’iu shmangur taksave në blerjen e disa pronave. Grupi muzikor suedez, “Swedish House Mafia” ka lënë administrimin e të drejtave të imazhit te një kompani e regjistruar në parajsa fiskale, duke shmangur deklarimin e shumës totale.

Të njëtjën strategji ka përdorur edhe këngëtarja e famshme kolumbiane, Shakira dhe futbollisti argjentinas, Angel Di Maria, në kohën që luante për Realin e Madridit.

Claudia Schiffer ka përdorur këtë skemë në vitet ’90 dhe më pas kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale për blerjen e disa pronave, në një skemë të ngjashme me atë të Tony dhe Cherie Blair.

Lista është e gjatë dhe ajo vijon me personazhe të tjerë më pak të njohur si këngëtarë, grupe muzikore, producentë, e sportistë në Korenë e Jugut, Indi, Rusi dhe Angli.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore