Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ana e errët e Novak Djokoviç / Nacionalizmi dhe dashuria për kriminelët e luftës

Ana e errët e Novak Djokoviç / Nacionalizmi dhe dashuria për

Novak Djokoviç tregoi edhe njëherë tjetër anën e errët të tij: nacionalizmin dhe simpatinë për kriminelët e luftërave të viteve ’90. Tenisti serb numri një në botë ka marrë disa ditë pushime për t’u qetësuar në Bosnje pas dështimin në Grand Slam.

Por, 34-vjeçari është fotografuar në shoqërinë e Milan Joloviç, ish-komandant i famëkeqëve “Ujqërit e Drinas”, grup ushtarak serb që mori pjesë në gjenocidin e Serbrenicës në korrik të 1995-s, ku forcat serbe vranë mbi 8 mijë boshnjakë.

Pas atyre ngjarjeve, Joloviç u kthye në Serbi, ku edhe mori nofkën “Legjenda”, sepse i kishte shpëtuar jetën Ratko Mlladiçit, i dënuar me burg për jetë për gjenocid dhe krime lufte.

Fotoja e Djokoviç me Joloviç u publikua nga faqja boshnjake e lajmeve në internet “Fakta”, që akuzon tenistin edhe si pjesëmarrës në një martesë duke kënduar pranë Milorad Dodik, kreu i republikës serbe të Bosnjes, i njohur për mohimin e gjenocidit të bosnjes.

Kjo nuk është hera e parë “e shoqërisë” së keqe të Djokoviç. Në 2020, ai ndezi polemikat e nacionalizmit pas fitores së Kupës ATP në Sidnej këndoi së bashku me anëtarët e tjerë të serbë të ekipit të tij këngën popullore serbem “Vidovdan”, këngë që kujton betejën e Fushë Kosovës ndaj Perandorisë Osmane, ku mes vargjesh thuhet se “Askush nuk mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im!”.

Në këtë kohë, Ambasadori i Kosovës në Bosnje shkruante se jo rastësisht Djokoviç ishte njëri prej kampionëve të tenisit më pak të dashur në histori. Ndërkohë, në një tjetër rast, pas shpalles së Pavarësisë së Kosovës në 2008, Djokoviç, atëherë në hapat drejt ngjitjes si tenisti më i mir në botë deklaronte se “Kosova ishte pjesë e Serbisë dhe do të mbetet përgjithmonë si e tillë”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore