Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ana Brnabiç: Njohja e Kosovës nuk është në rend dite këtë vit, ka një shtyrje nga BE

Ana Brnabiç: Njohja e Kosovës nuk është në rend dite

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroi se Bashkimi Europian nuk ka kërkuar që të mbyllet këtë vit njohja e Kosovës nga Beogradi, por para hyrjes në BE.

Siç bën të ditur gazeta serbe Glas, Brnabiç, deklaroi se “Nuk kishte asnjë ofertë në tryezë për hyrjen më të shpejtë të Serbisë në BE, me kusht që ajo të njohë pavarësinë e Kosovës dhe theksoi se Serbia nuk është e lumtur për shkak të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës .

Evropa e di që Presidenti Aleksandar Vuçiç, dhe Qeveria, baza e së cilës është nga Partia Progresiste Serbe, nuk do ta pranonin një ofertë të tillë "o mere ose lëre”.

Kryeministrja serbe shtoi se 2021-shi nuk është koha e duhur për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar se ata presin një zgjidhje në 2021. Sigurisht, Evropa pret një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës para hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian “tha ajo.

Brnabiç shtoi se detajet e asaj që mund të nënkuptojë një marrëveshje e tillë për normalizimin janë ende për t'u parë.

“Bashkimi Evropian nuk dëshiron të importojë probleme të reja, në atë kuptim është marrëveshja. Unë mendoj se Evropa nuk mund ta paragjykojë zgjidhjen sepse ajo është neutrale ndaj statusit, pasi pesë anëtare të BE nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, tha kryeministrja serbe.

Brnabiç, theksoi gjithashtu se Serbia nuk është e lumtur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të ashtuquajturave Kosova dhe Izraeli, dhe kujtoi se nuk ishte dëshira e vendit tonë për ta pasur këtë klauzolë në marrëveshjen e Uashingtonit. /Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore