Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Amerika ende pa "President”, precedenti i 2000-shit, fituesi i caktuar në dhjetor

Amerika  ende pa "President”, precedenti i 2000-shit, fituesi i

Kishte 20 vjet fiks që Amerika nuk zhvillonte një betejë kaq të ashpër për President të vendit. Edhe atëherë kandidonte një ish-zv-president për postin e kreut të Shtëpisë së Bardhë si Al Gore për demokratët dhe George W Bush për republikanët.

Edhe atëherë kishte një garë të ngushtë në tre shtetet e Midwestit por sërish asnjëri nuk arrinte shumicën prej 270 votash elektorale, madje Gore ishte në krye me 266 vota, por gjithçka u vendos nga Florida, e cila i përmbysi gjithçka me 25 votat e saj elektorale. Bush e fitoi Floridan me vetëm 537 vota më shumë, çka i dha Presidencën.

Al Gore kërkoi rinumërim që u bë në Gjykatën Supreme të Florida-s dhe më pas çështja shkoi në Gjykatën e Lartë ku fitoi Bush. Rezultati i zgjedhjeve u vonua për një muaj, pasi fituesi u shpall në dhjetor.

Katër vjet më parë, Donald Trump shpalli fitoren dhe Hillary Clinton i telefonoi në 3:47 të mëngjesit me orën e East Coast në SHBA, që i bie 8:45 me orën tonë.

Në vitin 2012: Barack Obama u shpall fitues menjëherë sa u mbyllën kutitë e votimit të Perëndimit të SHBA-së në 11.18 të mbrëmjes, në 4.15 me orën lokale të Shqipërisë. Në vitin 2008, Barack Obama u shpall fitues në orën : 23.00.

Në vitin 2004: Fituesi i shpall 24 orë më vonë pasi John Kerry humbjen pas rënies në Ohio, ku Bush kishte një epërsi prej 100,000 votash.

Këtë herë ka shumë gjasa që gara të mbetet edhe më me pak, madje analistë të ndryshëm thonë se ka mundësi që Nevada të shpallë fituesin me 6 votat e saj elektorale dhe diferenca mes të Trump e Biden mund të jetë e ngushtë gati 3 mijë vota. /GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore