Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Alo nanë, bab kemi bërë aksident, ma bani hallall!

Alo nanë, bab kemi bërë aksident, ma bani hallall!

Mbrëmë fola me të shtëpisë në Kosovë dhe u thash po nisem për andej, pasi i kam 10 ditë pushim, bëra gati rrobat dhe vendosa disa dhurata për babën nanë kisha dy vite pa i parë.

Më ka marrë malli shumë sa të shkoj do i them nanës me ma ban një fli se, dua ta ha, nuk fjeta fare me zor po prisja të shkonte ora që të nisej autobusi.  Ato pak ditë që do rrij t'i gëzoja, pasi prapë më duhej të kthehesha dhe të vazhdoja punën time të përditshme.

I çova një mesazh babës flini se autobusi vonohet pak, i “gënjeva” ishte “gënjeshtra” e parë që ju thashë prindërve, doja t'ua bëja surprizë kur të shkoja kur isha e vogël që shkoja në dhomën e tyre dhe i zgjoja nga gjumi. 

Hipa në autobus u nis fiks në orar nga Gjermania, një udhëtim i gjatë, pas 20 orësh u afruam në Kroaci shoferët u ndërruan hipi një tjetër, pasi i pari ishte i lodhur. Edhe ky tjetri si i përgjumur duket s'kanë faj është rrugë e largët dhe e lodhshme autobusi është dy kate i madh dhe ka shumë njerëz.

Afër meje është një grua me vajzat e saj dhe këto me zor po presin të takojnë familjen e tyre, fati i zi i kurbetit thuaj. Nuk e di po më duket se shoferin e zuri gjumi dhe autobusi po lëviz frikshëm s'e di ca po ndodh. 

'O bab, o nan", më falni që ju gënjeva dhe nuk ju mora në telefon autobusi u rrëzua ka shumë të plagosur dhe kjo gruaja afër meje nuk po ndjehet më. Copa xhami më janë ngulur më dhemb shumë trupi, kam shumë dhimbje nuk di çfarë të bëj.

Sytë po më mbyllen, nanë më fal që nuk ju përqafova dhe nuk ju putha se më kishte marrë malli shumë, nuk mundem më u dorëzova. Tani do ju shoh nga lart, ama trupin tim Kosovë dua të ma sjellin pranë babës dhe nanës, kisha qef me ju pa të qeshur po nuk munda dot më falni. Alo Bab, Alo nanë ma boni hallall!  Një "letër" imagjinare e një udhëtimi të ndëprerë në mes/  Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore