Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Alkooli nuk të bën dëm”/ Vendimi i Prokurorit Ervin Karanxha: Të futësh alkool në burg nuk është vepër penale

“Alkooli nuk të bën dëm”/ Vendimi i Prokurorit Ervin

Prokurori Ervin Karanxha edhe pas shkarkimit nga Vettingu do të mbahet mend si prokurori që sajoi një vendim më shumë se qesharak, për mbylljen e një hetimi. Me vendimin e dhënë ai ligjëroi futjen në qelitë e burgut të pijeve alkoolike, edhe pse kodi penal në nenin 234, pika A e ndalon.

Por, prokurori ka dalë edhe mbi Kuvendin e Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim me siguri do të hetohet edhe nga Vettingu, ndërkohë po e shpjegojmë më me detaje.

Më 31 dhjetor të vitit 2019, policia e burgjeve ndaloi një person që po fuste në burgun 313 një sasi të konsiderueshme rakie, vere dhe xhin tonik. Pijet ishin për llogari të një personazhi shumë të njohur të botës së krimit dhe miqtë e tij në qeli.

Drejtoria e Burgjeve menjëherë bën padi. Çështja i bie në dorë prokurorit Ervin Karanxha, i cili pas 16 ditësh vendos të pushojë hetimin duke thënë se nuk përbën asnjë vepër penale të fusësh alkool në burg.

Karanxha shkruante: “Së pari, nata e Vitit të Ri është festë tradicionale dhe si e tillë duhet të festohet. Në rastin konkret është tentuar që të futet alkool për të festuar natën e Vitit të Ri dhe një akt i tillë nuk përbën vepër penale.

Së dyti, alkooli nuk është futur në qeli, pasi është kapur nga kontrollorët. Kapja e verës, rakisë ose e xhinit tonik në vendin e kontrollit nuk është ambient i brendshëm. Në këto kushte nuk kemi elementë të veprës penale

Së treti, alkooli nuk është i ndaluar me ligj dhe pirja e tij nuk rrezikon shëndetin. Asnjëherë në territorin e Republikës së Shqipërisë që nga shpallja e Pavarësisë nuk është ndaluar me ligj pirja e alkoolit, aq më tepër në festat e fundvitit. Është konsumuar alkool rregullisht në çdo kohë, duke përfshirë dhe kohën e komunizmit.

Për këto shkaqe, procedimi penal nuk mund të fillojë, pasi nuk kemi vepër penale. Në rastin konkret nuk konstatojmë ndonjë shkelje tjetër të natyrës administrative, pasi alkooli, vera, rakia dhe xhini tonik janë kapur nga punonjësit e sigurisë së burgut.

Prokurori hetoi 16 ditë dhe doli në konkluzionin që alkooli nuk të bën dëm për shëndetin. Ky duket më shumë si një përçartje nën avujt e alkoolit, sesa vendimi i një prokurori./Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore