Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Aleati i Putinit në Mal të Zi sulmon Dritan Abazoviçin: Po na ndalon të marrim dikasteret e sigurisë!

Aleati i Putinit në Mal të Zi sulmon Dritan Abazoviçin: Po na

Po vijon e ashpër beteja në Podgoricë që serbët të marrin drejtimin e institucioneve të sigurisë si policia, ushtria, shërbimi sekret etj.

Milan Knezeviç, kreu i Frontit Demokratik, deputet i parlamentit të Maliti të ZI, i dënuar me 6 muaj burg për pjesëmarrje në grushtin e shtetit të vitit 2016, ka sulmuar nga Beogradi shqiptarin Dritan Abazoviç, njeriun kyç që mban qeverinë e re të pakrijuar ende.

Knezeviç, në intervistën për televizionin serb Prva, tha se kërkesa e Abazoviçit për të përjashtuar serbët nga organet e sigurisë dhe ndalimin e abrogimit të ligjit për fetë është një shkelje e vullnetit të popullit në zgjedhjet e 30 gushtit.

“Çdo përpjekje për të lëvizur angazhimin tonë në lidhje me ligjin mbi lirinë e fesë në një kohë të ardhshme, është një manipulim i vullnetit elektoral të qytetarëve. Vetëm Partia e Dritan Abazoviç është kundër pezullimit të ligjit mbi lirinë e fesë dhe të gjitha këto njësi të tjera politike janë të gatshme të marrin pjesë në votimin për pezullimin e këtij ligji”, tha Knezeviç.

Edhe pse ndodhej në Beograd, ai mohoi se ka pasur takime me krerë të Serbisë, megjithëse theksoi se serbët kanë të drejtë të drejtojnë organet e sigurisë së Malit të Zi.

“Ne nuk kemi folur për departamente, por nuk mund të pranojmë që serbët në Mal të Zi nuk mund të mbulojnë departamentet e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Drejtësisë, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agjencia Ushtarake e Inteligjencës dhe gjithçka që nënkupton departamenti i sigurisë, sepse dikush është i frikësuar për interesat shtetërore të Malit të Zi nëse serbët janë në ato departamente”, tha Knezeviç.

Njeriu që është pritur në të shkuarën disa herë në Moskë, konsiderohet si aleat i rëndësishëm i Rusisë dhe publikisht ka qenë kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Duke folur për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi, ai tha se ajo marrëdhënie do të ishte përparësia e tyre e politikës së jashtme. “Mali i Zi do të kthehet drejt Serbisë, e cila do të dalë nga kjo krizë në këmbë," tha Knezeviç, duke shtuar se Serbia është një vend vëllazëror”.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore