Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Albin Kurti nën presionin e Izraelit dhe të Turqisë

Albin Kurti nën presionin e Izraelit dhe të Turqisë

Albin Kurtit i kanë mbërritur një shumë mesazhe urimi për fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit, por njëherësh, lideri i Vetëvendosjes përpos kortezive po përballet dhe me kërkesa të veçanta nga liderët botërorë.

Në morinë e letrave veçohen ato të kryeministrit të Izraelit dhe të presidentit të Turqisë, që i bashkon  një temë tejet e nxehtë: përplasja për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

Mediat në Kosovë shkruajnë se kryeministri Benjamin Netanyahu përveç që është i lumtur për themelimin e marrëdhënieve diplomatike në fillim të këtij muaji, e fton Kurtin në ceremoninë e hapjes së ambasadës.

“E mirëpres jashtëzakonisht marrëveshjen mes dy vendeve të nënshkruar në fillim të muajit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe shpresoj se ky do të shërbejë si momentum i ri për të forcuar dhe avancuar bashkëpunimin mes nesh. Përpjekja juaj për çështjet e hebrenjve, përfshirë kthimin e pronave, është tejet e vlerësuar. E shoh shumë të rëndësishme vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem dhe ju pres në Izrael në ceremoninë e hapjes.” – thuhet në mesazhin e Netanyahut.

Në anën tjetër, presidenti i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan e përgëzon Kurtin për qasjen e tij të matur ndaj çështjes së Jeruzalemit. “Unë jam gjithashtu i lumtur të mësoj për qëndrimin e partisë tuaj që nëse vjen në pushtet, po parashikon një rishikim të angazhimit të Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem. Unë mendoj se do të ishte e dobishme të shmangim një hap të tillë që mund t’i shkaktojë Kosovës një dëm të madh.” – thuhet ndër të tjera në urimin e Erdogan.

Hapja e amabasadës në Jeruzalem ishte një nga kushtet e Izraelit për njohjen e Kosovës si shtet. Kjo marrëveshje u arrit falë ndërmjetësimit që presidenti amerikan Donald Trump realizoi në Uashington, pasi bindi kryeminitrin  e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçciç të arrin një marrëveshje bashkëunimi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore